Ballina Artist Shall i zi

Shall i zi

367
0

Babai im e thirri fisin,
Ju çoj fjalë gjithë miqve të tij.
Kenga e vallja sot do nisin,
Vajzën po e martoj fëmijë.

Dil tek dera, or baba,
Se dasmorët sot po vijnë.
Folu pak ti per vajzën tënde
Si ia vodhe sot rininë.

Si s’pate mëshirë?
Pse s’më deshe kurrë?
Kaq barrë t’u bëra?
Që më shite tek një burrë?

Sot të gjithë gëzojnë.
Sot festojnë për mua.
Askush dot s’më pyeti.
A është kjo çka dua.

Isha vajza jote,
Krenohesha me ty.
Por kur e dhe fjalen.
S’të pashë dot më me sy.

U vesha me të bardha.
Gjithçka me stoli.
Fustani i hijshëm.
Mbështjellë me shall të zi.

Loreta Koleci

Redaktoi:Fatjon Marku

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu