Ballina Artist Emigrimi,nevojë apo zgjedhje ?

Emigrimi,nevojë apo zgjedhje ?

3508
6
Emigrimi,nevojë apo zgjedhje ?
Emigrimi,nevojë apo zgjedhje ?

Emigrimi, herë ngjason si plagë e shoqërisë shqiptare dhe herë si forca ekonomike më e madhe e vendit! Një shprehje e huazuar thotë: “Emigrimi nuk është një zgjidhje e lehtë. Njerëzit rriskojnë jetën e tyre dhe shkojnë drejt dyerve që i qëndrojnë të mbyllura përpara fytyrë”. Shqipëria jonë, pas prishjes së regjimit komunist, ka njohur valën më të madhe të emigrimit të ndodhur ndonjëherë. Fillesat e emigrimit të shqipëtareve datojnë qe ne mesjetë, madje dhe në kohëra më të hershme. Por padyshim, imazhet e post viteve ’90 janë ato që kanë lënë gjurmë në memorien e të gjithëve. Emigrimi është parë si nevojë emergjente ekonomike, nevojë për tu ndjerë i plotësuar nga ana sociale si dhe politike. Shumë faktorë mund të listojmë në rradhën e arsyeve të emigrimit të shqipëtarëve por në vend të parë qëndron fjalia: ”Për një jetë më të mirë, për veten dhe fëmijët!”. Të shkosh përtej deteve, kontinenteve për një jetë më të mirë!

Por ky largim në masë I popullsisë ka një sërë ndikimesh negative në shoqëri, ekonomi dhe jo vetëm. Ekspertët e paraqesin situatën tepër serioze si nga ana ekonomike por dhe sociale .

Sipas psikologës Arjana Muçaj, ndikimi psikologjik tek prindërit është shumë i madh, sepse lidhet me mirëqënien e tyre emocionale. “Ata kanë nevojë për mbështetje si emocionale dhe financiare”, thotë Muçaj. Po sipas psikologes largimi masiv ka ndikim negativ edhe tek njerëzit që vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri pasi “ata ndihen të paplotësuar në vendin e tyre, të pavlerësuar dhe aq më tepër të nëpërkëmbur nga klasa jonë politike”- shton Muça. Shqipëria është drejt plakjes së popullësisë me ritme tëpër të shpejta .Sipas statistikave të bëra nga INSTAT (instituti I statistikave) gjatë periudhës 2011-2018 numri I lindjeve është ulur ndjeshëm ,nga 34mijë në 2011 në rreth 29mijë në 2018 .

Në bazë të dhënave të marra nga Institutit të Statistikave numri i lindjeve në tremujorin e dytë 2019 shënoi një rënie prej 5,7 % krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri më i lartë i lindjeve ishte në qarkun e Tiranës me 2.157 foshnje, ndërsa numri më i ulët u regjistrua në qarkun e Gjirokastrës, me 111 lindje foshnje. Por pasojat e emigracionit ndihen dhe në ekonominë e vendit . Rritja e numrit të qytetarëve me moshën e pensionit dhe ulja e numrit të moshës së re përkeqëson situatën ekonomike . Eksperti I ekonomisë Zef Preçi shprehet se :“Sidomos largimi i punonjësve të kualifikuar, të cilët janë edhe kontribues të ndjeshëm në skemën e sigurimeve shoqërore për shkak të pagave të tyre më të larta e vështirëson më tej edhe funksionimin e vetë skemës së sigurimeve shoqërore” – shton eksperti i ekonomisë.

Referuar Institutit të Statistikave, në fund të vitit 2018 shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 12.3% dhe krijimi i vendeve të reja të punës është ulur. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa shprehet se situata ekonomike lidhet drejtpërsëdrejti me situatën politike në vend. “Ajo që spikat është se sa herë ka acarime të situatës politike, fenomeni i emigracionit rishfaqet sërish. Kur ka pasur normalitet, kur ekonomia ka qenë në zhvillim dhe politika brenda normalitetit e standardeve demokratike, qytetarët janë kthyer dhe janë përpjekur të ndryshojnë jetën e tyre në Shqipëri.”- shton eksperti.

Edhe pse situata aktuale në Shqipëri nuk le vend për optimizëm, nuk do të thotë që nuk duhet patur shpresë .Shpresë për ndryshim, për përmirësim dhe për një rritje në tërësi të cilësisë së jetës në atdheun tonë. Por kjo frymë ndryshimi nuk mund të përcillet në degët e shoqërise nga brezat e mposhtur nga realiteti I zymtë. Vetëm rinia shqiptare mund të jetë katalizatori për këtë proces ndryshimi. Proces I cili do punë, mund, shpresë dhe mbi të gjitha dëshirën për të jetuar një jetë më të mirë brenda Shqiperisë. Të bëhemi ne zgjidhja që ka nevojë vendi ynë pasi zgjidhja gjendet këtu, mes nesh.
Ne, Shqiptarë, jemi zgjidhja…

6 KOMENTET

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu