Ballina Artist A më dëgjon?

A më dëgjon?

2431
0
A më dëgjon?
A më dëgjon?

-Alo!

A mund ta quaj këtë telefonatën qe nuk e pata guximin ta bëja?

Apo telefonata që ti se more mundimin ta bëje 

Gjithsesi…

E di që sdo pergjigjesh.

A më ke telefonuar ndonjëherë?

Ose e ke marrë ndonjëherë receptorin e telefonit dhe ke formuar numrin tim?

Dua të di nëse duhet të ankohem për shërbimin e postës apo për linjën telefonike?

E di, posta në këtë vend gjithmonë vonon.

E di që ndonjëherë linja telefonike është shumë e dobët, ndoshta për shkak të stuhive të fundit.

Ka bërë ftohtë këto kohë.

Ka pasur stuhira pothuajse çdo ditë.

Por, ndoshta stuhitë më të mëdha ishin tek unë.

Diku këtu në qënien time.

Ti e di…

Ti e di si jam unë, një lëmsh që ngatërron botën ,ti e di që as unë nuk arrij ta kuptoj veten.

Une kam ditur të pres që të qetësohej gjithcka.

Po, kam ditur të pres që të kthjellohej qielli.

une kam ditur të pres gjithmonë.

Njesoj siç pret dikush trenin për tu kthyer në shtëpi.

Kam pritur me padurim Krishtlindjen, ti e di që unë i adhuroja festat.

Prisja borën e parë.

Kam pritur të kthehej im atë nga puna edhe pse e dija që sdo e shihja më kurrë.

Edhe pse e dija që ai kishte nderruar jetë, une gjithmonë i mbaja sytë nga dera.

Ai nuk u kthye,por isha tepër e vogel për ta kuptuar.

Kam pritur të më kërkonin falje.

Kam pritur të më vije re.

Kam pritur një përgjigje.

Kam pritur një perqafim.

Një “Të kam xhan”.

Kam pritur të vinte dimri që të vije ti.

Gjithsesi…

Kam falur më shumë sesa më kanë kërkuar falje.

Dobësi e imja.

Falja, ende pa më kerkuar falje dikush.

U bëra e bezdisur?

E di,kam shumë për të folur me ty.

Sdo më mjaftonte një natë dhjetori për të përfunduar.

A mos jam një tornado dhe smë mbaje dot?

Apo jam rërë që rrëshket nëpër gishtat e tu?

Une kurrë nuk kam dashur të të shkruaja letër,nuk kam dashur te them se si ndihesha.

Alo,më dëgjon?

Kam qenë mirë.

Ka pasur netë kur merrja albumin e fotove dhe numëroja njerëzit që më humbën dhe që humba.

Netë kur dilja para pasqyrës dhe i përsërisja vetes se isha mirë.

Nuk qaj më kur i shoh të tjerët të largohen.

Jo se nuk më mungojnë, por jam e lodhur nga lamtumirat.

Gjithsesi..

Alo?

Aty je?

Bën ftohtë.

Më kanë ngrirë duart dhe më duket se ky telefon është i prishur.

Ti nuk do përgjigjesh gjithsesi.

Në këtë orë duhet të jesh duke fjetur.

Me fal se të bezdisa duke folur kaq shumë.

Sa flas dhe unë…


Alo?

Më dëgjon?

Shiko sa harraqe jam.

Kam harruar të fus kartën.

Më duhet të shkoj.

Ndoshta do jetë për një herë tjetër.

Qofsh mirë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu