Ballina Artist Sot u zgjova mirë

Sot u zgjova mirë

3396
0
Sot u zgjova mirë
Sot u zgjova mirë

Sot u zgjova herët, pulita sytë tre herë para se të lija krevatin.

Sot u zgjova herët, lava fytyrën, u vesha me të zeza  dhe dola.

Sot u zgjova keq,

Vendosa shumë buzëkuq,

I lashë flokërat të lira nëpër shpatulla.

Nga nxitimi harrova ti hidhja ujë Gardenias në verandë, 

harrova të merrja qesen e plehrave me vete.

Sot përshëndeta gazetashitësin e lagjes,

 Ndihmova teto Sofijen të kalonte rrugën dhe i mbajta qeset, 

Bleva paninen e zakonshme,

I valëvita dorën xha Thomait për të 240-ën herë.

Bleva  gazetën e 78-të për këtë vit.

I putha duart nënë Besës për të 184-ën herë.

E gjora grua, është kaq e vetmuar!

Sot i buzëqesha për herë të parë atij tipit të ngrysur tek rrugica numër 7 dhe ai më buzëqeshi mbrapsht. 

Nxitova shumë për të kapur urbanin e orës 9.

Sot u zgjova mirë.

Mora kafen e zakonshme pa sheqer,

Bëra ecjen e përditshme në pedonale për të parë atë burrin e moshuar që i ngjan gjyshit tim.

Sot ju thashë të gjithëve që jam zgjuar mirë,

Sot buzëqesha shumë,

Sot më besuan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu