Ballina Artist Mesazhi i fundit.

Mesazhi i fundit.

3292
0

Kam ndjerë një pauzë kohore sot teksa shikoja dhe rrëmoja për të parën herë në fotot që kemi shkëmbyer në bisedat tona virtuale. Nuk u ndjeva aspak keq, përkundrazi mund të qesh në secilën prej tyre sepse mbartin një energji të jashtëzakonshme.

E di që po bëhen muaj që nuk jemi takuar, të paktën fizikisht, sepse në mendime jemi parë shpesh, por të kam thënë dikur që vjen një ditë kur edhe kujtimet me dikë janë të mjaftueshme për të mbijetuar emocionalisht.

Dua të të them që unë nuk po mbijetoj, por as nuk po jetoj… Po përpiqem që të jetoj, dhe kam besimin më të madh që jam në rrugë të mbarë. Do të gënjeja nëse do të thoja që nuk më merr malli, ndoshta ti e di edhe vetë këtë pjesë, por është një mall të cilin e kam kaluar një herë. Tani ky mall më ndihmon të kujtoj që jam akoma gjallë. Dua shumë që ky mesazh të të mos mërzisë! Dua që të të bëjë ti rikujtosh vetes që ti ke jashtëzakonisht shumë vlerë dhe që ti jeton për veten tënde.

Të përqafoj, si çdo natë në mendimet e mija dhe uroj që të takohemi diku, aksidentalisht dhe të kem mundësinë të të perqafoj fizikisht pa thënë asgjë. Ndoshta do prezantohemi si dy të panjohur të cilët nuk janë më dy të rinj, por dy të rritur të cilët kanë shumë më shumë për të treguar dhe ndarë…ndoshta.

Rrahim Jata

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu