Ballina Artist Ti nuk m’kupton…

Ti nuk m’kupton…

643
0

A thua t’kesh menduar ndonjëherë se ç’rol ke në këtë jetë?
Mendon ta kesh gjet motivin pse zoti t’ka kriju?
Po për kë bien kto këmbana dreqi ta hajë?
Për ty o njeri!
Ty, që t’ka lidh prej fyti zotërimi pabesisë, egoizmit e arrogancës.
Për ty, që je kaq bosh.
Kaq i papërfillshëm “o njeri” sa që ato perde e llustra pa vlerë që ia shtron vetes, të bëjnë akoma më të shëmtuar.
Ti ke kaq shumë “angazhime” për të bërë, saqë ke harruar të angazhohesh ndaj vetes, ndaj lumturisë që të shëron shpirtin, duke rendur pas luksit ,e një copë letre t’neveritshme në ndjenjë.
Ke ndjerë ndonjëherë nevojën të bësh dikë të lumtur?
T’i buzëqeshësh dikujt që nuk e njeh, t’i falësh një qindarkë vjeterane dikujt që t’zgjat dorën n’rrugë. A e din se ç’ndjesi është kur kujton se ai sonte nuk do mbyllë sytë me barkun bosh, por me ëndrrën se nesër ti do kalosh përsëri në rrugën e tij pis të zezë për t’i falur një copëz drite.
I gjith ky diell që t’mbulon mbi supe! A thua sa shumë e ënderrojnë ta shohin njëherë të vetme, e kujdesshëm t’ledhatohen prej tij.
Por jo! Ti nuk m’kupton. Nuk pres t’më kuptosh.
Ti je i sëmurë!
Je duke shitur jetën pas diçkaje pa shpirt, dhe aty ku nuk ka shpirt, le të mos ketë edhe trup!

Ig @ndjesi.ne.pene

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu