Ballina Artist I ftohti i Tiranës.

I ftohti i Tiranës.

2996
0

I ftohti i Tiranës,
ndjehet në ankesat e njerezve.
Ky qytet sa vjen e bëhet edhe me i ashpër.
Interesi fiton territore të reja çdo ditë.
Ky është i ftohti i vërtë i Tiranës,
jemi vetë ne…
Vështirë të besosh që sot mendimi i të tjerëve vlen më shumë se i joti.
Po po, sot kështu është…
Eh…sa keq më vjen…
Sa keq…për ty që nuk e njeh veten.
Për ty që nuk do ta njohësh veten,
për ty që zjarrin e dëshirës për veten,
ta ka mbuluar llogjika e iluzionit të shumicës.
Iluzionit të kohës, kohë e cila ndalon sa herë që ti e genjen veten.
Iluzionet e fjalëve të të tjerëve për eksperiencat e tyre.
I ftohti…pse kaq ftohtë o njerëz!?
Ku është zjarr i jetës tuaj?
Ku është UNI që keni dashur për veten?
Ku është dashuria e jetës tuaj?
Ku janë endërrat e çmendura?
Ke humbur i/e dashur…
E bashkë me ty kam humbur edhe unë…
Po faji…jetimi i shkretë nuk u gjet kurrë.
Ai jeton i fshehur atje thellë…ti e di se ku…
Unë dua të të jap pak nga zjarri im.
Kam kohë që e ushqej me…negativitetin tuaj…
Bëj kujdes, zjarri im është i egër,
merr vetëm pak dhe ndizu, pa u djegur!
Ndizu dhe MENDO për veten!
Përgjigjet e tua duhet të vijnë nga ti…
BESO te vetja, mos e GENJE veten!
Ti Mund T’ia dalësh!

Rrahim Jata

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu