Ballina Artist Tre Kohë

Tre Kohë

788
0

E shkuara!
Lindja e kësaj fije daton me ardhjen time në jetë. Në një ditë ku njoh asgjë rreth saj, u linda unë. Kujtimet e asaj dite janë vetëm në historitë e nënës time. Rrugëtimi jonë fillon në momentet e para që kujtojmë dhe shtrihen deri në te tashmen e përditëshme, deri në ketë moment që po shkruaj.
E shkuara…ka kaq shumë materie kujtimesh.
Ka shije reale që me dëshirë ose me pahir do ti mbash mend.
Ka fitoret e tua më të mëdha.
Ka mesimet e çmuara të humbjeve që ke provuar.
Ka dashuritë e shkuara, njerëzit e tu më të dashur, hapat e tu, dhimbjet dhe çdo copëz që të ka ndërtuar ty deri më sot.

E tashmja!

Sot dua të të ftoj!
Dua të ftoj të hapësh krahët në maksimumin e tyre, aq sa të ndjesh sikur po të tërheq dikush. Imagjino sikur duart e tua janë të lidhura.
Dua të të tregoj për dy polet ekzistente në jetën tonë, e shkuara dhe e ardhmja.
Kjo fije vjen nga lindja jote, si qender përdor trupin tënd, të tashmen dhe vazhdon të udhëtojë në të ardhmen e shumëfishtë të mendimeve të tua.
Një fije që ka ekzistuar pafundësisht para teje dhe do vazhdojë të ekzistojë pafundësisht pas teje.
Nje fije që mban emrin kohë.

Dua të të them që ti je një copëz ekstremisht e vogël në këtë fije kohore. Ti je një nyje kohore e cila shtërngohet vazhdimisht nga e shkuara reale dhe e ardhmja që ti beson për të lënë gjurmën e saj në të tashmen që ti jeton. Nje ditë kjo nyje që mban emrin tënd shkrihet një me fijen kohë në pasvdekjen tënde.

Nyja ka tendence të anojë, mos më genje sepse çdo nyje e bën këtë.
Në fakt tii në qëndrën gravitacionale të kesaj nyje.
Je ti që çdo ditë mban froca nga më të ndryshmet që sjell tensioni i kësaj fije kohore.
Nëse nuk do që ajo të të shtërngojë aq sa të të marri frymën, duhet ta ruash mirë balancën mes forcave të së shkuarës dhe atyre të së ardhmes.

E ardhmja!
E ardhmja është një re, është një masë e paformë, është një përzierje elementësh.
Ajo ka esenca të shumëllojëshmet. Esenca të cilat burojnë nga imagjinata, ënderat, pasionet, vizioni yt dhe dëshirat e tua.
E ardhmja është në ndryshim të vazhdueshëm.
çdo moment është një burim i ri energjie i cili dikton diçka të re për të ardhmen tënde. Ka sfidat e tua, ka shpërblimin e punës tënde dhe finalizimin e gjurmës tënde në këtë re kohore.
Besimi yt për të ardhmen është ai që e fortëson dhe qartëson fijen kohore të së ardhmen. Forca jote për të vazhduar çdo ditë është drita që ndriçon rrugën tënde. 
E ardhmja të fton të mos dorëzohesh.
A je gati!?

Rrahim Jata

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu