Ballina Artist Kolegen që s’e njoha kurrë

Kolegen që s’e njoha kurrë

1972
0
Sabajeta Peposhi
Sabajeta Peposhi

Dikush e përmendi emri e saj.

Sabajeta Peposhi ishte emri që u përplas në veshët e mi. Erdhi aq fuqishëm sa që për një çast më kapluan ethet. Më vonë pak para se të shkonte ora 1 e drekës, i njëjti person me të njëjtin zë kumbues zgjati dorën drejt meje. Aty mbante një libër, m’u drejtua sikur donte të më qortonte: – Lexoje!

Ndjeva një të dridhur tek dora e djathtë. Ashtu e mori rrëmbimthi librin. Ishte po i njëjti emër Sabajeta, veçse ndryshonte diçka, ose më mirë shumëçka. Një foto në kopertinë më hutoi . Ishte po ajo, por sytë e saj ishin të qeshur, plot jetë, herë pas here edhe hipnotizuese. U përmenda! E ktheva librin tek kopertina quhej: “Dallori i shpirtit tim”. Sapo shfletova faqen e parë, nisa udhëtimin e trenin e fundit që arrita ta kap. Treni ishte i ndarë në tre vagonë: poezi, prozë edhe ese.

Një zë i çjerrë brenda vetes më thoshte të ndalesha tek vagoni me prozë. Nuk humba kohë, u ndala aty. Vagonat ndriçoheshin nga një fener me dritë të kuqe, rrezet e dritës ngjanin si të ishin rreze dielli. Sytë më shkuan tek “Dialektikë”. Me një frymë e lexova të gjithën.

Nuk u ngopa!

U ktheva prapë tek dy fjalitë e fundit, pëshpërita tre herë me veten: – Ishte e bukur. Ishte dialektikë.Ashtu ishte ky takim i parë në vagonin me plot vargje, taman dialektikë.Ktheva kokën mbrapa. Më tërhoqën vëmendjen disa trotuarë. Po shkoja në drejtim të vagonit “Poezi”.Sapo vendosa këmbën ndjeva një frymëzim nga këto vargje:Trotuarët, rrugina të drejta pambarim dehen nga gjallëria e njerëzve në pranverat plot entuziazëm qiellor. Në fund ishte gdhendur: – Kukës 2004.

Për pak desh harrova se isha në tren, u ktheva pas në kohë. Më mbërtheu një nostalgji. Mendja po fantazonte dhe kujtonte se në po ato trotuarë, kur dikush shkruante poezi t’i po bëje hapat e parë të jetës. Asokohe isha në po ato trotuarë, në po ato rreze të kuqe verore, në po atë qytet, veçse tre vjeç.Një tronditja e vogël e vagonit seç më zgjoi nga ëndrra.U ngrita me hapa të kujdesshëm, disi i ndrojtur kalova tek vagoni i Eseve.

U riktheva prapë tek ëndrra. Kësaj rradhe ishte e kujtimeve të largëta të fëmijërisë së Sabajetës. Më tregoi se fëmijëria për të paska qenë një thesar perlash e gurësh të çmuar, për të cilën përkujdesen zanat e bardha e të dlira.U zgjova…treni u ndal. Zbrita dhe nga jashtë trenit ishte shkruar me shkronja të mëdha si në epitaf, ato fjalë erdhën dhimbshëm në shpirtin tim : “NË VITIN 2008 MBAROI FAKULTETIN ( DEGA GAZETARI, TIRANË.”) Ndjeva një plogështi në shpirt. Vrapova të kapja trenin, ishte e kotë s’e arrita dot.

Ishte një udhëtim, një udhëtim me kolegen që s’e njoha kurrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu