Ballina Artist Kur erdhe ti, nga Crois En Toi

Kur erdhe ti, nga Crois En Toi

2221
0

Kur erdhe ti,
Në deje m’u zgjua një zgjim në ngjyrë pastel.
Dhe vjeshta qeshi.
U zbut egërsira në dimrin që largove.
U zgjua një qiell i tërë brenda meje.
Tërë ditët u bënë rruazë yjore!
Dhe me fillimin e kanë dhe një fund.

Por…

Kur erdhe ti,
Unë qesha, në marrëzi.
Rrëshkita gishtat në flokët e tu!
Thitha ethshëm erën e gjinjve!
Rrashë në yjësi nishanesh!
U këndëlleva në sytë e tu.

Kur erdhe ti,
U bëra dashnor i poezisë.
Bisedues i mirë me skulpturat,
Folës i mire me artin,
Piktor i ëndrrave.
U shtriva në natyrë, me natyrën bisedova.
Nën tingujt e ngrohta të verës, nga epshi për dashurinë…
Avuj nxora.

Kur erdhe ti,
E dashuroja emrin tim, nga buzët e tua.
Dhe nga vendi u çova, në zemrën tënde qëndrova.
Në barkun tënd fluturova,
Me krahë ari, të derdhura nga mirësia e syve të tu.
Pushova i qetë, në pjalmin e gushës,
Dhe me aromën fjeta.
I gjallë njëmijë herë jetova…

Kur erdhe ti,
Këmbëzbathur, në shpirtin tim
Me gishtrinjtë pastel,
Shënjove në gjoksin tim pushtetin tënd,
Dhe zanat u shëmbën në gjunjët e tu,
Fryhu era në lulet e fustanit,
U shëmba dhe unë…

Kur zbrite ti,
Nga një kalë i bardhë me krahë, në ditët me diell,
Qëndise ylberët në qiell…
Dhe herët, lindi dashuria!

Autori Crois En Toi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu