Ballina Artist Jetës së errët

Jetës së errët

1200
0

Natës së errët, errësirës
së pashoqe
që plot me dritëhije e zbrazën
jetën qosh e më qoshe.
Jeta e errët që tinëz po fshihet
nga frika e dritës që gjithkund
po gjindet,
nga yjet e natës frikësohet
jeta e errët
ashtu si kamzbathun ik
rruginës së pashkelun.
Pse po ik moj jetë e errët?!
Ah ah ik, ik!
por prapë vjen e kthehesh
më kot po mundohesh
se sa më shumë largohesh
aq më shumë afrohesh
me dritën e jetës…
Papritmas nga ëndrra zgjohet jeta e errët
dhe shikon të bukurin
agimin e jetës.


Tiranë, 5.09.2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu