Ballina Artist Copëza të thyera

Copëza të thyera

1197
0

Sa turbullt po shihet atje tej,
në formë vallëzonjëse shpërbëhet mjegulla.
Sytë poshtë e përpjetë fillojë i ngre,
duket sikur horizonti prej meje të fsheh.

Le të prehet errësira,
kristale ngazëllyese mes syve të shoh.
E përhumbur mes mendimeve të ngrira,
sakaq, ndjenja ime arriti të të njoh.

Mes heshtjes, zëri im te prek,
kaq shumë u dashka n’vete mos t’dyshosh.
Hija jote nga pas më ndjek,
copëza të thyera , më mirë se sa bosh…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu