U lodha nga kjo botë,
syri m’u lag në lotë,
buza m’u tha per ujë,
se leku po bënë bujë.
Goja po do të flasë ,
shpirti do të bertasë,
e di sot bota vuan ,
dhe dhuna po prek gruan.
E di sot ështe mjerim,
aty u zhyt dhe shpirti im,
me lot po mbushen rrugët,
rrugët e vendit tim.
Dil nga strofa o mjeran,
sytë e vuajtjes sot të panë,
thuaj-“dua te flas,”
se ne zemër unë po plas.
Sot zemra po më flet,
se mjerimi po me tret,
burgu hallet po mi vret,
me kerkon familja e shkretë.