Ballina Artist Shpirti n’zi

Shpirti n’zi

2093
0

Shpirti n’zi

Me bojë t’zezë ngjyrosa zemrën prej idhnimit tënd.
S’guxoj me mbyll sytë, se ti m’shfaqesh rishtaz n’iluzion.
Ndjej dhimbje! Ja ktu m’çpon zemra për ty!
Kam uri! N’sofrën shtruar plotë dhimbje m’le pas n’mjerim.
Aroma ftilluese jotja m’kundërmon n’shqisa ende, sikur t’jetë e freskët.
Dëgjoj zëra!
Mam! -thrret bija n’gaz mbushur plot.
Po unë?
Unë udhëtoj mes kujtimesh t’coptuara, t’qarash n’dënesë, me mall pafund pushtuar.
Ah sikur edhe njëherë,
veç njëherë të ta ndjeja erën e butë t’ nënës.
S’di a do mund t’jem e fortë!?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu