Ballina Artist Pa ty

Pa ty

2111
0

Strukur, mbështjellë me presionin e gabimit.
Zhytur në thellësira të errëta rrëshqitëse.

Është një shumësi sekondash që braktisin,
Varrin që u hap pas një betimi.

Sekondat pushtojnë mendje e zemër;
E një siluetë prek imagjinatën lehtë.

Jemi ndarazi, nuk vjen e nuk shkoj;
Si një ëndërr që në makth mund të kalojë.

Dua ta ndjej, ti afrohem e ta prek.
Të vrapoj mbi këmbë lëndinave boshe.

Pa mendime që kthejnë velat ters,
Në strukje e vdekje të përkohshme.

E kur ti marr ca fjalë hua prej shpirtit,
Mbi krahë fluturash ti vendos fluturimesh;

Hape dritaren.
Vetëm s’do të lënë.
E thuaj më pas me plot gojë,
Se pa ty, me mungesën tënde,
Jetova në një mbretëri ëndrrash e të pathënash.

Pa ty, me mungesën tënde,
pas sekreteve u dashurova.

Pa ty, me mungesën tënde,
U çmenda me sytë nga dritarja.

Omer Fuçia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu