Ballina Artist Nëse ka ardhur koha për tu larguar

Nëse ka ardhur koha për tu larguar

189
0

Nëse ka ardhur koha për tu larguar

Një anije i ndahet portit drejt një të paditure.
Niset e merr rrugë sikur të jetë bosh;
Nuk tundet në atë nisje asnjë shami e asnjë dorë.
Të mërzitur janë të mbeturit në port,
Horizonte të errëta shohin sytë me lot.
Zemra të shkreta! Nuk eshte anija e fundit kjo!
As nuk është zija e fundit e jetës me ndarje!
Ai që është dashur e dashuron pret më kot,
Nuk e dinë që të dashurit e ikur nuk kthehen dot.
Shumë të ikur janë të kënaqur me vendin e shkuar,
Shumë vite kaluan; nuk ka të kthyer nga rruga.

YAHYA KEMAL BEYATLI
(Përshtati në shqip: Omer Fuçia)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu