Ballina Artist Ai e donte

Ai e donte

2158
0


Ai e donte

Ca njerëz është e vështirë t’i harrosh. Ata mund të kenë ikur, kanë ngritur valixhet e lamtumirës e mbase nuk do kthehen kurrë, por ti do i duash sërish, njësoj si ditën kur zemra jote i strehoi në të, me krahëhapur. Do i duash, dhe pse nuk dëgjoheni më mëngjeseve, dhe pse gjatë ditës nuk do ua shikoni sytë, dhe pse mbrëmbjeve do ndjeni mungesën e përqafimeve që aq shumë i ke xhan! Do i duash sepse i tillë je ti. Ti do, pa pritur ndonjë gjë të madhe në kthim. Do i duash, sepse të tillë qenë ata, ashtu, te mrekullueshëm në mënyrën e tyre. 

Ai e donte. 

Sa herë e gjente të shtrirë në tokë. E donte.

Edhe kur duhet të rrinte me të në dush.

Edhe kur duhet ta ngrinte në krahë dhe ta shpinte në shtrat.

Edhe kur ajo ngrihej në mesnatë e villte prej ankthit.

Ai e donte.

Edhe kur dridhej nga frika. 

Edhe kur qante nga stresi.

Edhe kur ishte e lodhur.

Edhe pas krizave më të tmerrshme, kur ishte e këputur. 

Ai e donte.

E donte se i tillë është ai i do të gjithë , e sidomos atë . 

Ai e donte.

Por ndodh që njerëz të tillë ikin. Gabojmë ne, gabojnë ata, e kush dreqin e di. 

Mbajmë hundën përpjetë ne, e mbajnë dhe ata e pas ca kohësh, bëhet vonë.

Mendojmë se jemi harruar, se jemi të panjohur tashmë, se gjithçka është në rregull, por nuk është. Gënjejmë veten dhe respektojmë me përpikmëri rregullin numër një të krenarisë .

Shkruar nga Enea Bitri . Instagram @writings_of_en

https://instagram.com/writings_of_en

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu