Ballina Artist A je mirë ?

A je mirë ?

2294
0


-Nuk dukesh në rregull. Je mirë?
-A jam mirë? Më thuaj, kush është mirë? Mos u gënje nga ato fytyra të lumtura që sheh përditë. Jo jo, ato fytyra fshehin historira që as në filmat e Hollywood nuk shfaqen. Ja atje tutje, e sheh atë vajzën që po i buzëqesh fytyra?
-Duket e lumtur.
-Më fal, si the? Duket e lumtur?
Ke te drejtë, duket e lumtur. Por nuk është. Përpiqu ta shohësh thellë në sy. Ose jo, mos e bëj! Do të të therë zemra nëse e kupton dhimbjen e saj. Dale, më prit sa të marr dhe dy gota të tjera vere. Kemi një natë të gjatë para.
Ja, merre dhe pije ngadalë. Shikoji me kujdes fytyrat e këtyre njerëzve që po kalojnë. Duken të lumtur, oh po. Sa ju është dashur të duken kështu. Një kohë e gjatë, më beso! Më e lehte është të bësh lidhje me vetë Djallin sesa të vendosësh këtë maskë.
-Nga i di tërë këto gjera ti?
-Nga i di unë tërë këto? Dëgjo i dashur djalë, unë nuk jam më ajo që kam qenë. Mund të të duket cudi, që kaq e re dhe kaq e ftohtë. Nuk kam qenë kështu, më beso. Dhe unë kam besuar dikur tek “E Bukura dhe Bisha”.Por për mua doli që bisha nuk qe aq e sjellshme me fëmijërinë time. Ma shkatërroi! Ma theu në copa që nuk gjenden më. -Por ti…
-Ndalo! Mos thuaj asnjë fjalë. Sot është nata ime. Bisha mu kthye në Egërsire. Nuk pati mëshirë për ëndrrat e mia, për shpirtin tim. Lumturia më ka lënë shëndenë djalosh. Mos më shiko kur qesh. Është pikërisht ajo e qeshur që më dhemb thellë brenda meje. Ajo e qeshur që jam munduar me mish e shpirt ta ndërtoj. Dhe askush prej jush nuk do mundë ta prishë. Është shpëtimi im i vetëm për të mos rënë në grackë të dhelprës.
-Hej, kam vite qe të kam mike. Nuk të dija kaq, të lënduar.
-E di! Jam aktore e zonja apo jo? Më duket qesharake se si munden disa njerë të lëndojnë kaq pashpirtë. Por unë nuk jam nga ato që hakmerrem.
-E di, ti pret qe karma të godasë.
-Pikërisht! Bota rrotullohet, kush lëndon do të lëndohet. Gezuar i dashur mik!
-Gezuar mike!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu