Ballina Artist Shtegtarit të vogël!

Shtegtarit të vogël!

1322
0
Confused child with paper family, family problems, divorce, suffer concept

Premtove që do kthehesh shpejt, por tash u bënë vjet. E kur t’kthehesh, mos u ul tokën me pishman me e puth, mos guxo! Eh, jo, jo mos prit me shtrëngu po ato duar, se do jenë rudhos ose do jenë tret e bërë krahë ëngjëjsh me t’kërku ty nëpër botë e me t’perqafu fort, fort, fort. Po hallallin si do iua marrësh, ë? Ku do i gjesh, pra? Ku? Më thuaj! Ike e më mësove që edhe njeriu më i fortë, më i ftohtë, më i akullt gjunjëzohet para mallit për familjen e këtë e di vetëm ai ditari ma misterioz e ma i paprekshëm n’dynja, në të cilin tash m’duhet një penë e re me shkrujt. A e mban mend sesi vallëzonim dikur me këngët e kurbetit? -Po sot? -Sot, unë, motra jote dua të vë kapuçin n’kry e të t’bëhem vëlla i madh. Do ngjes male e do kaloj dete, vec me t’gjet ty vëlla e me të dal për zot! “Vëlla”! Po je emri më i ëmbël në botë. Ti mungon si copëza kryesore e tetris sepse ne ishim një skuadër. A e di ti c’do të thotë të përqafosh dikë duke e ditur që është takimi i fundit? A e di ti o njeri c’do të thotë ta shtrengosh fort pas vetes, të mos duash t’i lëshosh dorën njeriut që do më tepër se gjithcka? Po si të ta lëshoj kur e di që s’do të të më kurrë?! Jo, jo s’mund ta dish, përndryshe tani do ishe këtu. Nuk e di a vlen edhe sot premtimi i asaj dite, the që kthimi yt do ishte surprizë, por tashmë unë i urrej surprizat!   Do ta dish pse? Vërtet do? Po unë sa herë troket dera pres të t’shoh siluetën. Iku edhe e sotmja, ska gjë, shpirti ma ndjen që do më vish nesër! Prape jo, jo dhe jo! Më thuaj kur do e kuptosh që motra ka nevojë me dëshmu fëmijërinë tane, thinjat e para, motra ka nevojë për heroin e vogël. Ja pse!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu