Ballina Artist Në kalldrëmet e qytetit tim

Në kalldrëmet e qytetit tim

1388
0

Kur marr rrugëve të zbres kujtimesh
Me petalet zbukuruese pa aromë
Në gjethet e rëna që ngopin syrin
Zemërftohtë i dal cdo sekonde duke thënë:
“Hapmani rrugën, se s’kam kohë”
Se kohës s’ia di ngjyrën, e as zërin s’ia njoh
Gjethet nga toka ngrihen e degët veshin
Unë akoma zbres rrugëve me këmbë
Kalldrëmi këpucët m’i bën shoshë
E zbathur i dal rrugëve përballë
Shpejtoj i palodhur dhe kohën e vras, duke thënë se skam kohë
Justifikimet ma ngrohin zemrën, siç gjethet pemët
E kur vjeshta të vijë, pa gjethe ta kem trupin e zemrën
Do ta di se, vërtet, tashmë skam kohë
Kur marr rrugëve të zbres kujtimesh
Kalldrëmin e kam bërë shok
…Dhe kur zbres në qytet me gjethet tek ciklojnë
Përqafoj çdo sekondë e çdo gjë
Se tashmë e di
Sa i vogël jam ti bëj ballë caktimit
Kur marr rrugëve të zbres kujtimesh,
Mbi supin e djathtë kam një zog
E plane bëj se nesër ku do të shkoj.
Në kalldrëmet e qytetit tim,
E në cdo dritare që kam përballë
Bisedoj për sekondin tim,
Që e vrava kohë më parë.

Omer Fuçia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu