Ballina Artist FemĂ«r 💙

FemĂ«r 💙

2466
0

Por ti harrove?!
Harrove qe je femer?
Harrove qe je e forte?
Harrove qe femrat ia dalin?
Gjithmone ia kane dale!
Ne cilin moment?
Ne cilin moment e leshove veten?
Atehere kur ai te tha qe nuk do vazhdonit me bashke?
Atehere kur u largua dhe ti i luteshe qe te kthehej?
Atehere kur dilje cdo dite dhe nuk e shihje?
Atehere kur zgjoheshe ne mengjes me gishtat e kryqezuar duke shpresuar se do te te kishte shkruar mesazhin e mengjesit qe ta dergonte cdo dite?
Atehere kur dilje nga puna dhe ai nuk gjendej aty sic cdo nate per te te shoqeruar?
Apo atehere kur pe se atij i kishte shkuar buzeqeshja vesh me vesh, po degjonte muzike dhe per me teper nje tjeter e puthte e e perqafonte sa mundej?
Ne cilin moment?
Ne cilin moment ato copezat e zemres tende u thyen per te mos u ringjitur me?
Ne cilen moment hoqe dore nga vetja, nga lumturia?
Po ti askujt si ben dem!
A u lendua ndokush pervec teje?
A humbi veten ndokush tjeter pervec teje?
Po a se kupton se per te ke qene vecse nje zgjedhje?
A se kupton se dashuria eshte prioritet dhe ti per te ishe sekondare?
He pra tani?
Mu pergjigj!
Si mund te heqesh dore nga endrrat?
Si heq dore nga ngjyrat e jetes dhe e ben ate bardhe e zi?
Per ke?
Per nje rrugac rrugesh qe si behej vone per asgje!
Ti je femer!
Ti ja del!
Ti jeton pa meshkujt por ata pa ty jo!
Ti je krenari!
Ti je ikone bukurie!
Je simbol i ciltersise dhe embelsise!
Si heq dore ti nga gjithe keto?
S’ke te drejte ta besh!
S’duhet!
Jepi tani!
Ngrije koken!
Me dhuro nje buzeqeshje!
Vish fustanin dhe takat me te bukura qe ke!
Eja tani, jeta sapo ka nisur!
Ti ia del!
Gjithmone do ia dalesh!
Je femer!
Jeni femra!
Ju nuk dorezoheni!
💙

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu