Ballina Artist “Kur flet si trendafili”

“Kur flet si trendafili”

810
0

“Kur flet si trendafili”

Pallati hodhi kryet,

dhe rrënjet thellë nën dhe,

nën breshër flet stuhia,

dhe shoqja e saj “re”.

Kur vajza fshiu lotet,

si ënderr foli jeta,

pushoi menjëhere shiu,

ranë rrezet si shigjeta.

Dhe shoqet si bujare ,

i puthin sy e faqe,

dërgon te fala “toka”,

për”lulet manushaqe”.

Dhe gjembi thelle nen tokë,

gërvishti nje copë drite ,

hedh kryet me lart rrezja ,

per ngjarjet e kesaj dite .

Kur flokërat krijojnë urë,

dhe loti thahet shpejt,

nxjerr dritë nga goja vajza,

si lule ne ketë jetë .

Kur gjumi është shpëtim,

e jeta një rrufe,.

Kur qan një jetim ,

kërkon vec një strehë.

Nder lulet ty te zgjodha ,

moj jetë e bekuar,

se shpirtin qe e kisha,

po pres për ta fituar.

Jetim se flokëverdha ,

hedh hapat ne pluhur te baltëzuar,

dhe qielli nxjerr ylberin,

si shenjë për ta gëzuar .

Dhe gjelbër flasin lulet,

kur fuqi ka klorofili,

se vajza ndriçon kopeshtin,

kur flet si trëndafili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu