Ballina Artist DJON’art

DJON’art

535
0
DJON’art
DJON’art

DJON’art

Më quajnë Bukurie ! 

Me profesion mësuese.

Duke “gërmuar” brenda shpirtit tim zbulova disa pasione që flinin qetësisht dhe prisnin zgjimin nga unë.

Ndërsa isha rritur me qendisjen,fillova të shkruaja,më pas të pikturoja por çdo ditë me mendimin se si kto tre pasione ti bashkoja e ti ktheja në një të vetëm.

Me një hulumtim të shpejtë në instagram pash disa faqe që kaq bukur kishin shndërruar qëndisjen në art dhe vendosa të bëj të njëjtën gjë.U frymëzova prej tyre për të bërë qendisma në gjergjef por dizajnet janë totalisht ide vetëm të miat të frymëzuara shpesh herë edhe nga foto te bukura të ndjekësve të mi.Gjithashtu piktura modeste në telajo të cilat i bëj me dashurinë më të madhe.

Me lindjen e tim biri lindi dhe Djon’art.Një instagram ku tashmë do mund të publikoja punimet e mia dhe pse jo të përfitoja financiarisht prej tyre.

Dua që krahas tim biri(Djonit) të rritet pasioni,perfeksionimi dhe puna nga shtëpia.Dua të jem shembulli i femrës që duke kthyer gjërat e vogla në mundësi dhe  duke vënë shpirtin në to të bëhesh frymëzim për këdo.Sa për Djon’art ashtu siç jam shprehur më parë mendoj që me punime të tilla i qendis shpirtin me fije kujtimesh që rrojnë po aq sa ne seciles/it që zgjedh Djon’art !

Ne instagram mund ta gjeni ne adresen @DJON’art

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu