Home Artist Sekretet e Hënës

Sekretet e Hënës

301
0
Sekretet e Hënës
Sekretet e Hënës

Sekretet e Hënës

Hena me shihte e qeshte e me thoshte ca fjale te embla dashurie. Shkelqente mbi kokat tona dhe kercente si ciganet e lumtur me nje zilke te vogel qe e tundte ne hijet e saj e duke kenduar per naten e per qiellin te cilet i falen asaj Lirine. Shkelqente mbi mua. Me qeshte. Me delironte me shikimin e saj, shikimi i embel e i mprehte. Humbisja pavetdijshem ne kordat e saj. Me mallegjenin fort serenatat e saj te melankolise. Serenatat e dashurise, ato te nostalgjise… Sepse Hena eshte nje rojtare e zonja. Hena ruan e sheh kedo. Ajo eshte deshmitare e tradhtise, deshmitare e loteve, deshmitare e ngasherimeve, deshmitare e vetmive te gjata pa kthim…deshmitare e forte e dashurive te medha. 

E kam thene, dhe do e them gjithmone, ajo eshte shoqja ime. Hena mua mi tregon te gjitha sekretet e nates. Sekretet e erreta te nates. Pasqyrohet denjesisht ne lekuren time e shkelqen plot rrezullim. 

Hena eshte aq e bukur sa e mistershme dhe e ftohte, sekrete dhe e brishte, e huaj dhe e qete… 

Hena eshte deshmitarja ime e fshehte. Ajo di te gjitha sekretet e mia te erreta. Me perqafon se me do, me puth e me perkedhel. Dergon flladin e embel te nates ne Maj per te me mbeshtjellur lehte me mantelin e saj te holle. Gjithmone sigurohet qe une te jem mire, e paprekur. Sa e sa lutje i ka cuar ajo Zotit per mua. Sa e sa here eshte lutur Hena per mua. 

Ajo i urren dritat e forta neteve te gjata. Ajo urren tradhetite midis dashnoreve te paepur. Muzika e larte dhe renkimet e dhimbshme te agonise ajo i urren. Urren njerezit e shthurur ne mendime, paditurite dhe perdhosjet e trupit mishor te njerezve. Ndjen meshire, por dhe urrejtje ndaj mekatit. 

Ne Maj kur ajo cel, harabelat e nates himnezojne bukurine e saj. Ne mbremjet e vona te Gushtit, deti vallezon me pasqyrimin e saj. Thurrin endrra dashurie, i kendojne njeri-tjetrit serenata lumturie. Ne dimrin e ftohte e te acarte te Dhjetorit, neper male te larta te thepisura Hena fshihet e kundron….

Kundron endshem bukurite e debores se bardhe. Valezon ndjeshem neper guvat e erreta te akullnajave. Behet e frikshme po aq dhe e bukur. 

Prap ajo qesh e me veshtron. Ngul embel shikimin e saj ne syt e mi dhe deperton thelle ne rruget e plogeshta te mendjes sime. Me pelqen ta deliresoj aq sa me delireson Hena mua. Marrim e japim me njera-tjetren. Nuk kemi humbje. Ai qe humb, ka humbur misterin e jetes. Ai qe deshiron ta zbertheje ate, gjithashtu do e humbase. Ai qe e dashuron dhe e do denjesisht pa patur interesin te zbertheje kete enigme, Hena vete do i tregoje sekretet me te erreta te jetes.

Hena me shihte e qeshte. Me thoshte ca fjale te embla dashurie:

-“Misteret e nates, sekretet e jetes i kam ruajtur per ty. Te dua…”

Shkruar nga Anastasia Manushi instagram @santa.ana999_

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here