Home Artist Se deshi njeriu njerinë

Se deshi njeriu njerinë

347
0
Se deshi njeriu njerinë
Se deshi njeriu njerinë

Se deshi njeriu njerinë

Se deshi njeriu njerinë

 Kurrë njeriu nuk ndryshoi,

njeriu se deshi njerinë,

nderkohë dikush qesh e gëzon,

kur disa helme janë duke pirë.

Se deshi njeriu jetën,

po të deshte s’do kish marrëzi,

s’do kish njerëz nëpër rrugëtira,

qe lypin shpresën në zbrazti.

Ka shumë dhimbje ndër të gjitha,

i pasuri veç krehkoset e qesh,

teksa jetën jeton hareshëm,

i varfri hesht dersa të vdes.

Ashtu ndër ditët e paqëna,

të gjithë në luftë për të jetuar,

disa për të dhëne veç motive,

Disa motivet për ti shkatërruar. 

E nëse askush nuk deshi,

se deshi njeriu njerinë,

le te jetë e gjitha heshtje,

le te jetë mjerim, harrim. 

Shkruar nga Meli Velia @meli_velia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here