Home Artist Craft by Enna

Craft by Enna

649
0
Craft by Enna
Craft by Enna

Craft by Enna

 Craft by Enna

 Une jam Anduena, ose Ena sic më njohin shumica e njerëzve. Jam Graphic Designer  dhe aktualisht punoj për një kompani private në Shqiperi. Punën e bëj me shumë qejf dhe dashuri, por përpos kësaj më pëlqen të krijoj dhe të bëj dhurata e surpriza të personalizuara. Kjo më jep shumë lumturi prandaj dhe motoja ime është “Giving makes you happy”. (Përdor terma në gjuhë të huaj, për arsye se  ndjekësit e mi janë të huaj).  Gjithmonë bëja dhe u dhuroja kartolina të thjeshta  miqve të mi, derisa një ditë mendova që pasionin mund ta kthej në “biznes”. Më pëlqen të eksperimentoj me teknika të ndryshme, string art, crafts, quilling art. Së fundmi po eksperimentoj me lulet, duke i tharë dhe duke krijuar kartolina, bookmarks apo dhe panorama. Në faqen time kam ndarë disa nga punimet e mia, që janë pritur mire. Më frymezon shumë krijimi, njerëzit, muzika dhe puna. Pasi frymëzimi gjendet duke punuar. Aktualisht kam disa projekte, të cilat mezi po pres ti ndaj me miqtë e mi.   

Mund ta gjeni ne instagram ne adresen @craft_by_enna

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here