Home Artist Pena e etur …

Pena e etur …

192
0
Pena e etur ...
Pena e etur ...

Pena e etur …

Pena e etur …

Një imazh i pluhurosur ?

Një penë ngjyrë gri ?

Qiell  bardh e zi ?!

Më kujton penën time te gjakosur ,

E bardhë fleta ime…

Ah ! Pena Trime ,

gjilpërë mbi dorën time të njomë 

gërvisht me kthetra e zvarritesh lehtë

ca pika gjaku kulluan mbi kufomë 

mbi të pastrën e të bardhën fletë.

U njollos Fleta ,kaq e thjeshtë paskësh qenë…

një metaforë e heshtur u zvarrit mbi të, 

engjëjt e demonët  mbi ktë penë flenë

shpirti mbi penë bëri folenë . 

Dhe që atëherë pena nuk fle më… …..

Në shkretëtirën e zymtë e tokën e etur , 

pena për çudi ende s’ishte tretur …

aty ku kjo penë kish mbetur kufomë ,

një ditë filloi të binte shi i njomë 

Ujiti penën e gjymtuar ..

Sa vite kishin kaluar dhe erdhi koha per tu zgjuar …

Ende e lodhur nga pritja e kotë 

pena ime akoma s’kishte ngrirë , 

mbi të bardhën fletë ranë si shi disa lotë 

gjaku që kish rënë  tani ishte fshirë…

Pas shiut filloi dhe era me rrëmbim ,

dhe penës sime ia freskoi cdo plagë

tatuazh mbi lëkurë mbeti si kujtim

që mos te harroj kurre që plagët rrjedhin gjak …

Si ushtar betejash u ngrit pena ime 

Nuk mban mburojë e asnjë armë tjetër 

Është e zhveshur pena ime …..

E paturpësisht shkruan mbi letër …

Thonë që poetët nuk vdesin kaq leht’

por nëse doni ta vrisni një poet 

vritjani penën e masakroni ç’do flet’

Është kaq e thjesht ta vrasësh një poet..

Te gjithë vdesin një ditë e qielli behet gri 

e shpirti vjen një ditë do jetë tretur 

kur të vij dita që ti mbyll këta sy 

ma gdhendni mbi varr penën e etur …

Shkruar nga Ariela Shehu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here