Ballina Artist Boshllëk fuqiplotë…

Boshllëk fuqiplotë…

318
0
Boshllëk fuqiplotë...
Boshllëk fuqiplotë...

Boshllëk fuqiplotë…

Emocion yt u mbyll në guackën e harresës .

Klithmat t’u Mbytën në fajin e pendesës.

Edhe heshtja jote është  e THYER…

E di që bota sot paturpësisht ,

i mbuloi lotët ,i mbyti me buzeqeshje ,

këngë vajtimi ka në ç’do heshtje ,

e copat e thyera ,t’i thyejnë prapë qëllimisht..

Era e urrejtjes fishkëllen gjithkund ,

s’ka fund pa dhimbje,ka dhimbje pafund.

si zare tunden zemrat e hidhen përjashta,

Të drejtit i ngelet në dorë dopjo gjashta .

Ku njeriut i intereson cfarë bëri “AI”

e kurrë se kthen gishtin nga vetja e Tij.

të parën të thonë fjalën e rënd’ ,

e pasi të fundosin mbajnë dhe AS nën mëng’♠️

Që të të groposin…..

Ndërsa guackën  time një muzg e ka rrethuar ,

arrita të shpëtoj  gurin më të cmuar :

Nuk kam humbur Veten ,

Ndërkohë që jashtë Hijenat ulërijnë ,

unë kam dalë i pres tek dera ,

në boshllëqet  e mia lule po mbijnë ,

boshllëqet tuaja po i mbulojnë ferra….

~Xhensila Shehu #newpoem #powerful

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu