Home Artist Dua lule

Dua lule

77
0
Dua lule
Dua lule

Përshëndetje nga “Dua lule”.

Une quhem Ina.

“Dua lule” u hap pas ardhjes në jetë të vajzës sime.

Në muajin e 4 postpartum, ndjeva nevojën të merresha me dicka shtesë, të komunikoja, të kisha kontakte me botën jashtë, përveç botës sime që po rrisja në shtëpi.

Duke pasur një eksperiencë 5 vjeçare në marketing, më shtynte ta provoja edhe të kisha besimin tek vetja se mundesha.

Pas lindjes së vajzes, në shtëpi kisha buqeta me lule të thata që i kisha ruajtur nga materniteti. Po shikoja që kisha edhe buqetat e ditëlindjeve.

Pa qellim kisha bëre disa koleksione të buqetave me lule të thata.

Fillova të interesohesha më teper për lulet e thata, kompozimet rreth tyre.

Nuk zgjati shumë edhe erdhën kompozimet e para, si edhe porositë.

Karakteristike e kompozimeve është ruajtja e ngjyrës së lules së thatë.

Kompozimet  janë të ndryshme, duke nisur nga lulja e preferuar e thatë, buqeta e dasmës, apo edhe emra të shkruar me lule të thata.

Pse ta ndiqni @dualule?

Për një dhuratë të vecantë.

Për një dhuratë të personalizuar.

Për të dhuruar ndryshe.

Për të mbeshtetur një mami të re. 


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here