Ballina Artist Më the!

Më the!

597
0
Më the !
Më the !

Më the!

Më the se instikti i urrejtjes tu zhduk në momentin kur pe sytë e mi!Më gënjeve!Ti vazhdon të urresh!Viktimë e urrejtjes tënde,u bëra unë!Ti jetoje me vegime ëndrrash të pakufijshme!Unë si një peshkatar që hidhja grepat për të siguruar disa kujtime në oqeanin e mendimeve të mija!Më the se e doje qenien time!Po filloj të dyshoj se ke vetëm një instikt!Gënjeshtra erdhi si mysafire e paftuar në shpirtin tënd!Gënjen dhe zemrën!Tani të përplasën dallgët!Ndoshta ato ëndrra që më parë ishin në formën e vegimeve tani u shndërruan në një vorbull detare të egër që shfryn e bashkohet me mijëra qeliza tuat!Vetmia formoi një sferë të pa depërtueshme nga uji e të nxorri në breg!Ishe e dërrmuar, e lodhur!Unë përsëri mbeta ai peshkatar me rroba të leckosura!Dikur mbaj mend më the që më doje!Ndoshta kjo solli stuhinë në jetën tënde!

-Natrin-              

mund ta gjeni ne instagram ne adresen @poezinganatrin

Më the!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu