Kam prit!
Kam prit,
Fillimin e një dashurie.
Kam prit ,
lumturinë që ajo të niste
E dukej , sikur lumturia
Kish kohë që priste.
Unë tani po e kuptoj . . .
Nga pritja e gjatë mësova
Lumturia nuk rri në pritje
Porsi unë ,
E prisja që ti të ma sillje.
Kam pritur një fjalë,
Atë të cilën veshët e mi donin të dëgjonin
E zemrës , si lajmës t’ja dërgonin.
Ajo fjalë, të cilën unë ,
Sot po e kuptoj pse nuk erdhi.
Fjala nuk rri në pritje
Siç e prisja unë, në heshtje.
Ahh , sa shumë që prita
Nga kjo pritje veten zbulova.
Veten kam prit
Atë po, Atë e gjen në pritje, në heshtje.
Nga Tingull Poezie, insta @tingullpoezie