Home Artist Heronjë të gjykuar si lypsarë

Heronjë të gjykuar si lypsarë

87
0
Heronjë të gjykuar si lypsarë
Heronjë të gjykuar si lypsarë

Heronjë të gjykuar si lypsarë

Heronjë të gjykuar si lypsarë

Sot është një ditë ndryshe nga e njëjta datë e një viti më parë. Një vit më parë në të njëjtën datë bluzat e bardha endeshin nëpër korridoret e spitaleve,mbase edhe vraponin duke bërë detyrën.Por ne i gjykonim,mbase i gjukonim padrejtësisht.I gjykonim për atë 500 lekëshin e futur vjedhurazi në xhep.Ne i gjykojmë edhe sot por mbase pa të drejtë.Nuk e kuptuam kurrë “babëzinë”e tyre.Nuk e menduam se ata mbulojnë ose justifikojnë vrapimin orëve të vona nëpër korridoret e spitaleve për të shpëtuar jetë që mbase janë destinuar të vdesin.I gjykuam kur në mëngjes pas një gjumi të qetë e që s’na mjaftoi,hapim televizorin dhe shohim se dikush paskësh ndërruar jetë.I gjykuam…po po i gjykuam si të paaftë. Nuk e menduam kurrë që paguhen ndoshta më pak se çdo profesion tjeter.

Po sot pas një viti? Çfarë po ndodh ?

Ndërkohë që ne thjesht jemi mbyllur në shtëpitë tona me të ngëna e me të pira si të ftuar nderi ,në të njëjtën kohë dikush ,shumëkush ,dikund,shumëkund veshur me bluza të bardha si një vit me parë po vrapon nëpër korridoret e mbushura plot ku shumica janë pa një kthim pas në jetë,por ata vazhdojnë përsëri të luftojnë për ti shpëtuar.Enden pa patur kohë dhe pa dashur ta mendojnë se nëpër çdo gjurmë thembre të lënë pas,një armik i padukshëm vendos majën dhe e ndjek pambarimisht.Por ai nuk ndalet,nuk ka kohe as dëshirë sepse në sfond i zhurmon muzika më e frikshme e dëgjuar më parë:frymarrje të rënduara,sy të humbur mes rrudhave që me shpresë kërkojnë diçka tek ata .Po po ,janë po ata që gjykuam para një viti,para disa vitesh ,një jetë të tërë.E ndërsa të rehatuar në shtëpinë tonë shijojmë ushqime nga më të ndryshmet harrojmë të mendojmë se kur ka qënë hera e fundit që ata kanë ngrënë?Ja pra kta jemi ne që vetëm për ti gjykuar s’harruam kurrë.Çfarë ndjejnë ata përveçse dhimbje?Lodhje rraskapitëse !

Çfarë ndjejnë ata kur korridoreve përballen me kolegët dhe më pas nuk i shohin më të vrapojnë sepse tashmë kanë ndërmarrë një rrugë më të gjatë por më të qetë.Ku e gjejnë forcën që s’u dorzuan asnjë çast?Ata po i mbahen betimit të bërë ,denjësisht,me jetën e tyre.Sot ne duhet të heshtim një çast,madje as të mos hamë për pak ,as të mos flemë,as mos ti shohim në sy familjarët tanë por me kokën ulur e të penduar të kërkojmë falje qoftë edhe në heshtje.Të kërkojmë falje që i gjykuam për atë 5 mijë lekshin e dhënë mbase dhe të bërë haram ,ndërsa ata sot po na e kthejnë me gjënë më të shtrejtë ,jetën e tyre e mbi të gjitha duke na e bërë hallall.

Shkruar nga Bukurie DANAJ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here