Home Artist Më ke mua

Më ke mua

389
0
Më ke mua
Më ke mua

Më ke mua

Më ke mua

Ti që e quan veten mashkull,

Dhe zemrën e ke akull,

Përse lëndon një femër,

Që veç mirësi ka në zemër?

Ti që e bënë të vuaj,

Të qaj, të ndihet si e huaj,

A nuk mendon për jetën,

Apo që të fali veten?

Ti që sot e godet,

Dhe të nesërmen i dhuron trëndafila,

Mendon se aroma e tyre,

Do përmirësoj shenjat tek fytyra?

Ti që e quan veten burrë,

Ke dhe ti një nënë.

Përse e ke zemrën gur,

Çfarë ndodhë me fëmijët,

Si e shohin nënën përditë,

Ty duke e qelluar,

Atë duke jetuar me frik?

Shprehuni, flisni,

Mos kini frik,

Luftoni për të drejtat e veta,

I falni kësaj jete pak dritë.

Një shpresë për përmirësim,

Jo vetëm lëndim,

Se nëse bashkë luftojm,

Lirin tonë do ta fitojm.

Trego vlerën që ke,

Lufto për ëndrrat e tua,

Qëndro e fort si femër që je,

Me ty më ke mua.

Gjithë të këqijat i bejne?

Shkruar nga Orgesa KODHELJA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here