Home Artist Sa e vështirë qënka të ndihesh vetëm!

Sa e vështirë qënka të ndihesh vetëm!

269
0
Sa e vështirë qënka të ndihesh vetëm!
Sa e vështirë qënka të ndihesh vetëm!

Sa e vështirë qënka të ndihesh vetëm!

Sa e vështirë qënka të ndihesh vetëm!

Aty rastësisht u ndodha me vetminë tënde, fola në cdo gërm, vëmendje lëshova, pashë dhimbje aty, erresirë pa fund.

Kishte frik të dilte në sipërfaqe, kishte frik se mos nuk dinte të shfaqej. Doja ti largohesha asaj që cuditërisht në zemër e ndjeja, por nuk e di pse, nuk e di se çfarë më ndodhi që nga vetmia jote të mos ikja më.

U bëra mike me të, u kapëm pas njëri-tjetrit. Filluam ndjemë aty në erresirë pa dalë në dritë. Fillova hap valsi te hidhja, e në ato tinguj pianoje marrëzisht të kërkoja. Ti aty i strukur në errësirën tënde më shihje me ato sy që, vezullojnë si një trup qiellor i ndriçshëm.

Ti u bëre ylli im i dritës, ndërsa unë une për ty, nje anije qe kapiten të kërkonte.

Të zgjata dorën, të zgjata zemrën, te zgjata trupin, të zgjata shpirtin. Ti lash aty të zgjidhje ti, kë do merrje nga une, vetëm nga ajo erresire të dilje. I preferoje te gjitha por, zgjodhe sytë, aty ti gjeje liri dalje, aty gjete rrugën për të dalë. Dhe unë në hapa të vegjël, e sytë drejtuar nga ty, pa zhurmë, këtë herë vetëm nën tingujt e hapsirës boshe dhe hapave tanë të terhiqja drejt vetes, drejt drites.

Aty ku ti më more nga rastesia, aty të nxorra edhe une.

 Vallë a beson më rastesia në rastësi?!

Shkruar nga Megiljana Termaku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here