Home Artist Shqipëria, ndër të vetmet shtete që nuk ka asnjë të prekur nga...

Shqipëria, ndër të vetmet shtete që nuk ka asnjë të prekur nga Covid19 në shtëpitë e të moshuarve

520
0

Kategoria më e prekur nga Covid19 janë të moshuarit. Sikurse është evidentuar nga statistikat zyrtare në botë numri më i madh i personave që kanë humbur jetën kanë qenë të moshuar.

Nga statistikat zyrtare duket se edhe Shtëpitë e të Moshuarve kanë një numër të lartë personash që kanë humbur jetën nga Covid19.
Në Shtëpinë më të madhe të të Moshuarve në Milano raportohen 190 humbje jete. Në Shtëpinë e të Moshuarve të qytetit verior të Wolfsburg në Gjermani kanë humbur jetën 41 të moshuar. Në New Jersey-in e largët raportohen 17 të moshuar që kanë humbur jetën si pasojë e Covid19. Ndërsa në Spanjë, sikurse kanë raportuar burimet zyrtare, janë gjendur të moshuar të braktisur nga stafi në Shtëpitë e të Moshuarve në të gjithë vendin dhe rreth 3300 për fat të keq kanë humbur jetën.

Sikurse shprehet Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror znj. Sufali, Shërbimi Social Shtetëror ka pasur gjatë të gjithë kohës një fokus të shtuar tek të moshuarit që marrin shërbime në Shtëpitë tona të të Moshuarve. Që prej datës 12 Mars edhe stafet e Shtëpive të të Moshuarve janë karantinuar dhe falë përkujdesit të treguar ne nuk kemi asnjë rast të prekur me Covid19 mes gjyshërve tanë.

Në deklaratën e saj, përmes një albumi fotografik, znj. Sufali i shpreh mirënjohje stafit të saj për shembullin që dhanë në përkujdesin ndaj atyre që kanë nevojë për ne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here