Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

“Ajri merr formen e mungeses tende”

Ndersa ai e veshtronte nga dritarja.Ajo ecte trupin drejt si filiz,koken lart krenare,me shikimin e perhumbur pa e fiksuar diku.Ishte aq mahnitese,aq e bukur,ndonese jo ne dijeni per hijeshine e saj,pasojeqe modestise qe e karakterizonte.Kurrsesi nuk e pelqente vemendjen edhe pse (pa dashur) terhiqte shikimet perreth.E ndiente veten si ato qeniet e cuditshme tek i hedh ne nje bote krejt te huaj dhe shqyejne syte nga “e panjohura” kur i del perpara!Aroma e parfumit qe linte pas,pas cdo perkedhelje me flladin ne ajer,ai e ndiente edhe me afer edhe pse per t’shikuar silueten e saj i nevojiteshin nje pale dylbi tashme.Cdo mengjes i tij ishte si nje shprese;se do t’i afrohej edhe me teper…Tek dilte enkas ne nje cep,ku ajo s’mund ta shihte.S’kishte se si ta shihte ajo,kur ne fakt nuk i interesonte asgje perreth…E kishte te ngulitur ne tru tashme,se dukej e cuditshme ne nje vend te tille qe mesa duket e kane te veshtire ose te pamundur te pranojne te “vecanten”.Heshtja e gerryente deri ne palce,e therte si te ishte nje kasap i pameshirshem!…Nga frika se si ai do dukej ne syte e saj,kur ne fakt e verteta ishte qe s’dinte as ai vete per egzistencen e tij…Sa here fik cigaren dhe ndersa ngjesh filtren me force;te kujton ty,si shkak qe pse i eshte bere aq e domosdoshme nikotina…Por,jo ne perpjekje per te te zevendesuar,per te lehtesuar sado pak mallin.Edhe pse atij ashtu mund t’i dukej,por ne te vertete e ndjen me teper nevojen kur cigarja mbaron…Nuk i ben dem nikotina bloze aq sa i ben dem mungesa jote!Ajri ka marre formen for men mungeses tende edhe ate e ndien si me pakice ndaj s’mbushet dot me fryme!

Etleva Kupsi

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: