Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

Ti je ZEUS

Ti je ZEUS

Jo shumë, thjesht një njeri që e gjen veten të zakonshëm para gjith botës. Kështu jemi të gjithë, është thjesht momenti që na motivon, frymëzon apo na jep kurajo dhe forc për të vazhduar. Ne jemi qenie me defekte, kemi problemet tona dhe mangësit. Këto na bëjnë unik, kjo na bënë të ndryshëm nga njeri tjëtri pasi në thelb jemi të gjith të njejt, ose te paktën përpiqemi të imitojmë njëri tjëtrin.

Ne gabojmw, harrojmë se sa fuqi kemi brenda vetes. Ne jemi të veçant dhe secili brenda vetes zotëron një fuqi të pamposhtur. Ndoshta duket qesharake sepse në këtë jet jo të gjithë ja dalin. Ja dalin? Për çfarë? A nuk duhet një energji e madhe për të jetuar? Dashuruar? Për të qeshur? Qarë? E për çdo gjë tjetër?  Është ajo energjia e madhe e pamposhtur që secilit i vjen natyrshëm për tu zgjuar në mëngjes e për ti dhënë udhë ditës së tij, për të vendosur objektiva dhe synime e për ti arritur e plotësuar ato. 

Në jetë, të gjithë vijmë me një mision për të plotësuar, për të qënë dikush, e kjo nuk do të thot të jesh i famshëm, misionet e vështira jo gjithmon të njohin para botës. Një mision i tillë është dhe të qënurit një prind, i përkushton jetën tënde një krijese të vogël për ta sjëll një ditw aty ku je ti. 

E di! Ti je Zeus, sepse je i pamposhtur, as problemet më të vështira që ke pasur e i ke kaluar mes lotëve nuk ja kan dal të të mposhtin. Rrufetë që ti lëshon i japin dritë qiellit të dikujt, por jo si kërcënim por si shpres për ti dhënë mundësin të shohin dhe natën. Për të kuptuar se asgjë nuk mund të shuaj atë energji aq të vecant dhe unike që secili prej nesh e ka dhe i jep emrin e tij. E këto rrufe janë të gjitha betejat që ti ke realizuar, janë ato që ke fituar e të cilave u krenohesh dhe ato që ke humbur e nga të cilat ke nxjërrë mësim.

Ndoshta do të thoni se një ditë të gjith lodhen dhe ka momente që dorozohen, e unë do të thoja se ai moment në fakt është një pushim i vogël që ne i japim vetes për të rimbledhur të gjithë energjin e fuqin tonë. Kush u dorzua në këtë jëtë? Vetëm ai që nuk e kuptoi se ishte ZEUS i jetës së tij. 

Jeta është një luftë dhe për të ja vlen të luftohet kur brenda saj ka plotë momente të bukura, plotë lumturi, plotë dashuri, lot, lëndimë, keqardhje e gjithçka tjetër që të bënë të ndjesh dhe të jetosh. Jeta ësht ënjë mundësi që nuk të vjen asnjëherë si një e dytë. Kështu që çfarë do të humbasësh nëse Lufton për vete? Për dëshirat e tua? Për qëllimet e tua? Ëndërrat e tua? ASGJË. Përgjigja është asgjë për të humbur e shumë për të fituar. 

Për cfarë duhet të heqim dorë nga jeta jonë, dëshirat tona, a mos vallë duhet të dëgjomë të tjerë kur na thonë se jami të dobtë? Sigurisht që jo, jemi ne ZEUSI i jetës son, jemi ne njohësi i energjis së vetes sonë. Ne e dimë se mundemi, fundja ne jemi ZEUS.

Nata nuk është për të parë ëndërra në gjumë e për ti harruar të nesërmen, por është për të hedhur vetëtimë, ide, të zbardhim qiellin të njohim objektivat dhe qëllimet tona e ti realizojm ditën. 

Ne jemi në fronin e jetës sonë, kështu që drejtojeni dhe jetojeni jetën tuaj si një ZEUS. 

 

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: