Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

EDUKIMI PER DEMOKRACI TEK FEMIJET

EDUKIMI PER DEMOKRACI TEK FEMIJET

Koncepti Demokraci ne vete do te thote “sundim” nga populli, ku keta te fundit jane ato qe marrin vendimet e duhura per zgjidhjen e vendit ku jetojne etj.. Edukimi per Demokraci tek femijet eshte nje teme e cila nuk preket shume nga njerezit sepse nuk jane te edukuar ne edukaten qytetare qe duhet t’i japin femijes per te ardhmen. Edukata nga prinderit per femijet duhet te percohet qe ne vegjeli, ku prindi duhet te jete burimi kryesor i femijes per cdo informacion qe sigurisht do t’iu sherbente femijeve per te ardhmen e tyre. Shohim qe tek shume femije mungon edukata seksuale, edukata per bashkejetese ne shoqeri apo komunitet; por shohim dhe nga ata femije qe jane te prirur pertej dhunes, bullimit apo lendimeve psikologjike qe ne shoqeri dhe ne komunitet i bejne njeri-tjetrit. Edukimi per demokraci perfshin nje rrafsh te gjere informacioni te cilat i klasifikojme si: edukimi social-kulturor, ekonomik, politik etj. Por neve femijeve tane duhet t’iu mesojme mesepari edukimin ne rrafshin social-kulturor, ku femijet nga vete prinderit duhet te mesojne se si te jene te pergjegjshem dhe te ndergjegjshem ne shoqeri, komunitet, shkolle, qender sociale apo edhe ne rruge. Shohim cdo dite ne shoqeri/komunitet femije qe jane rritur ne nje familje ku faktori kryesor prind ka “munguar” ne edukimin e tij se si te integrohet ne nje shoqeri Demokratike, ku bazat kryesore jane dinjiteti dhe zgjidhja e duhur per hapat e se ardhmes. Ndergjegjesimi i prinderve duhet te filloje sa nuk eshte vone duke reflektuar edhe duke bere qe femijet e tyre te jene sa me “pjesemarres” ne elementet themelore te nje Demokracie te drejte pa faktor qe ta ulin dinjitetin apo figuren/imazhin qe prinderit deshirojne qe femija i tyre te krijoje per te ardhmen, jo cdo gje duhet lene ne “doren” e institucioneve arsimore si pershembull shkollat, por edukimi i femijeve tane duhet te filloje nga ne, prinderit e ketyre femijeve. Prinderit si nje faktor kryesor ne rritjen e femijes duhet qe t’i sherbeje ketyre te fundit si nje “hije” e mireqenies sociale per te ardhmen, prandaj mesazh te thelle duhet qe t’iu drejtojme prinderve te cilet mbase nuk jane te lirshem te flasin me femijet per disa nga temat qe permendem mesiper ku femijeve ju mungon informacioni rreth tyre si; ajo seksule apo edhe e bashkejeteses ne shoqeri/komunitet, ku nga mungesa e informacionit qe femijet kane pasur rreth ketyre dy temave te rendesishme mund te kete sjelle tek ta pasoja me rendesi sic i kemi pare apo degjuar shpesh qe ndodhin abuzime seksuale apo sherre banale. Jepuni femijeve tuaj edukaten e duhur, jepuni te ardhmen e sigurte ne “duart” e tyre!Mbroni femijet tuaj

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: