Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

Femra e shek XXI

Femra e shek XXI
Nga Xhesjon Zogu

“Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.” – Balzaku
Femra është qenia më jashtëzakonshme dhe më e komplikuar se çdo gjë tjetër. Ajo duket sikur të fal dashuri edhe urrejtje në të njëjtën kohë, shpresë dhe humbje, buzëqeshje dhe seriozitet. Por, si janë kushtet e femrës sot? A është femra në piedestalin më të lartë të saj? A mbetet ajo akoma një pronë? Çuditërisht në faktë edhe pse siç themi ne shqipëtarët “sa për sy e faqe” ato janë në kulmin e lulëzimit të tyre por jashtë shprehjes ato janë si mos më keq. Çdo ditë po ngrihet zëri në mbrojtje të tyre, çdo ditë e më shumë po luftohet për femrën por duket sikur asgjë spo arrihet. Dhuna e të gjitha formave i ka mbërthyer femrat si mos më keq duke i bërë ata në shumë raste pronë të të tjerëve. Shumë keq! Rastet e vrasjeve në familje çdo ditë duket sikur po shtohen e askush nuk meret me shkakun por të gjithë meren me pasojat. Aristoteli thotë që: “Heshtja është lavdia e gruas”. Sot kjo thënie me sa duket ka marë formë komplet tjetër. Në këto ditë të trazuara të heshtësh është vetëvrasje. Tmerrësisht keq! Çdo ditë në rrugë shikon më pak buzëqeshje, femra më të shqetësuara, të lodhura, të stresuara, “të vdekura”. Të gjithë gjejmë kohë të bëjmë foto të bukura, të blejmë rroba të shtrenjta, të shëtisim, të lundrojmë në rrjetet sociale, etj. Por kurrë dreqi ta hajë nuk gjetëm kohë të kujdesemi për gjërat që kanë rëndësi, për gjërat që ja vlen të harxhojmë kohë, për gjëra që të krijojmë shpresë, frymëzim, fuqi, GUXIM. Pyetjet duhet të ndërtohen shumë ndryshe sot! Nuk duhet të pyesim çfarë po ndodh me femrën? Cilat janë rreziqet që i krijohen? Cilat janë shkaqet e rënies së saj? Pse ajo është një pronë? Pyetja që duhet të ngrihet sot është: A po i ndihmojnë ne femrat sot? JO! JO! JO! Të vazhdosh të shkruash për femrën më besoni që sdo mbaroja kurrë por do më pëlqente ta mbyllja me dy thënie shumë kuptimplota të Hillary Clinton – “Besoj se mbrojtja e të drejtave të femrave është kapitull i pambyllur i shekullit XXI. Oscar Wilde – ” Gratë kanë një instinkt të çuditshëm: Ëndërrojnë gjithçka veç asaj që duhet.”
Femra e shek XXI

Xhesjon Zogu

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: