Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

Ka kohe qe shpresa na eshte davaritur…

Reklama Yes Albania

Nga Xhesjon Zogu

Teksa në këtë mëngjes të ngrohtë po lundroja në faqen time të facebook rastësisht rastisa një postim që një zonjë e nderuar kishte shpërndarë ku me të drejtë ajo vinte në dukje problematikat e shumta që ne hasim çdo ditë e për të cilat nuk e vëmë ujin në zjarr por veshim rroba të shtrenjta, hedhim foto të bukura në vende të ndryshme, etj. Është për të ardhur vërtet keq në faktë që jemi kaq të davaritur e nuk meremi me gjëra që kanë të bëjnë për natyrën, vendin, shoqërinë, familjet e fëmijët e tyre; pse pikërisht gjërat që kanë vërtet rëndësi ne duhet të heshtim kundra tyre? Dreqi ta hajë…! Madje, madje më e bukura është se njeriu po fillon të humbi njerzillëkun, kujdesin e dashurinë për gjërat thembësore që përqafojnë atë çdo ditë. Do doja të pasqyroja e të sillja në vëmendje një rast i cili më ka bërë shumë përshtypje, një vajzë 16 vjeçare e cila çdo ditë del me pankarta në rrugë në mbrojtje të ndotjes së arjit dhe ndalimit të tij ndërkohë që në vendin tonë preferojmë ti hedhim gjërat në rrugë e jo në kosh, të presim pemët e jo ti mbjellim ato, të ndërtojmë shtëpi betoni e jo të ndërtojmë pyje e parqe, etj. Sinqerisht është shumë për të ardhur keq që vendi yn ka lokale me mijëra metra katrorë e nuk ka një biblotëke të madhe në çdo qytet, që nuk ka iniciativa e kujdes që të rinjt të lexojnë e akoma më e tmerrshme është që ka aq pak të rinj që e marin kafen në dorë e vrapojnë në atë biblotekën e vogël për të lexuar. Natyrshëm në fakt lind pyetja: Ku dreqin po shkojmë kshu vallë? Po shkojmë drejt një shoqërie analfabete ndaj probleme thelbësore apo po shkojmë drejt një shteti demokratik e me standarte evropiane?! Mendimi im personal është që: Ndonëse Shqipëria dalë-ngadalë po bëhet pjesë e BE Shqipëtarët janë akoma shumë larg tij…! Kjo vihet re shumë leht në faktë ku në rrugë ka njerëz të pa strehë e të pa ngrënë, ku në urban ka njerëz që lexojnë në celularë e jo libra, gazeta apo revista ku një i varfër përjashtohet nga një i pasur, ku ne jemi ndryshe e ata, ndryshe në një shoqëri të njëjtë. Sa keq! Vërtet sa keq, që nesër apo pasnesër fëmija im apo i yti do edukohet në këtë kulturë, do rritet në një të tillë e do fillojë të sillet po i tillë; Sa keq! Vërtet sa keq, që nesër apo pasnesër fëmija im apo i yti do mësohet të bëhet “kafshë” e mos të dashurojë gjërat thelbësore si dashurinë, kënaqësinë, moralin por të njoh lekun, interesin dhe gënjeshtrat. Sa keq! Po fillon të bëhet e natyrshme që një fjalë e ashtëquajtur “shpresë” po fillon të mbetet thjesht një emërtim i vyer i një shoqërie të lulëzuar…

Xhesjon Zogu

Reklama Yes Albania

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Reklama Yes Albania
%d bloggers like this: