Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

Libri i ri i shkrimtares Etleva Kupsi “Sot eshte ajo mbreteresha “

Libri i ri i shkrimtares Etleva Kupsi “Sot eshte ajo mbreteresha ”

Shkrimtarja Etleva Kupsi vjen ne treg me librin e saj te dyte.Ne permbajte te librit trajtohet femra,duke e ngritur ate ne piedestal.Nje femer e privuar nga endrrat e drobitur nga muret qe sa vijne e ngushtohen rreth saj, te tjetersuara nga mjedisi qe e rrethon qe ka caktuar rregulla qe duhet te ndjeke.Ne liber trajtohen ne forme proze, fazat e ndryshme te jetes qe kalon nje grua, me ato kalvare peripecish, duke i injektuar pak nga shpirti i autores.fuqine qe posedon thelle.Tek e fundit nje grua nuk eshte statuje dhe ska nevoje per etiketa. Nje grua qe lufton cdo dite me pabarazine dhe i eshte vendosur ne preher si “peshqesh” se deri Ku sduhet ta tejkaloje ate. Ajo qe dikur e nenshtruar apo nje “lecke kembesh “me fuqine e saj prej luaneshe arriti te behet dikushi ne jete… te mbijetoje ne menyren e saj sic i ka hije nje femre,por edhe te behet mbretereshe e botes. Nje mesazh I prere dhe i qarte nepermjet ketij libri dhe si e tille duhet trajtuar mbretereshe…Nje femer qe mesoi te doje veten dhe suksesi per te eshte arritja e paqes me veten…Nese do donit te kishte mirkuptim fjala burreri do zinte vend vetem TEK ajo si burrereshe!Ndaj nje burre s’mund te mbreteroje me kuroren qe i perket asaj!”Sot eshte ajo mbreteresha “eshte libri I dyte qe shkrimtarja Etleva Kupsi boton ne shtepine botuese Jozef.Ne vargje ndihet perpjekja e autores per t’i dhene gruas vendin e merituar ne shoqeri.E kjo jo si nje dhurate nga pjesa e tjeter e shoqerise, por si dicka e fituar prej saj ne lufte per te marre ate qe i takon.Ne rreshtat e librit kuptohet qarte se Etleva permbledh ne to edhe eksperiencat e jetes se saj ,e kjo I ben me te besueshme dhe me te ndjeshme sentencat.Ajo perpiqet te ndjeke nje stil te vecante,perdorur me aq mjeshteri nga I madhi Khalil Gibran dhe mund te themi pa frike se ia Ka arritur te sjelle ne letersine shqiperi nje pasuese te tij.Sentencat e saj jane si Nje udherrefyes per te gjithe ato gra te cilave jeta i ka rezervuar vetem vuajtje dhe dhune prej atyre qe ato kishin shpresuar t’i kishin kollone mbeshtetje.

Etleva Kupsi

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: