Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

Epoka e zemrave të thyera

Epoka e zemrave të thyera
Dashuria është ushqimi i shpirtit, ne lindim të dashururar. Një femër që na jep jetë na do pafundësisht pa na parë akoma, dashuri e pakushtëzuar, dashuri që nuk zhduket nëse ne lindim me problem apo të shëndetshëm, dashuri që nuk zhduket deri në frymën e fundit të nënës që na jep jetë.
Kur jemi të vegjël qajmë sepse na dhëmbin gjunjët e vrarë, e kur rritemi nuk kemi as fuqi të qajmë sepse një zemër e thyer është si një brinj e thyer. Nga jasht nuk shikon asgjë, por sa herë që merr frymë atëher e ndjen dhimbjen e saj. Çfarë ndodh me ne vallë? Të jesh i rritur do të thotë të lëndosh të tjerët? Të humbasësh ndjenjat? Çfarë dreqin mbetet nga fëmija brenda nesh? Ahh po! Frika, nevoja për kujdes, nevoja për dashuri, nevoja për sinqeritet dhe nevoja për drejtësi. Asgjë!! Ne rritemi dhe i fshehim disa, disa të tjera i hedhim tutje. Ne themi se vlersojmë sinqeritetin por kur përballemi me nje njeri të sinqert e mendojmë si budalla, ne thëmi se e vlerësojmë kujdesin por kur dikush kujdeset për ne, ne bërtasim se nuk jemi fëmijë. Ne themi se kemi nevojë për dashuri, por kur dikush na dashuron ne e lëndojmë sepse ne nuk duam dikë kaq te lehtë duam dikë të vështirë që të na poshtëroj ndjenjat dhe qënien ne duam dikë prej të cilit të blejmë dashurinë. Jo gjithmon, sepse midis të githve ka edhe njerëz që ruajnë po brishtësinë, pastërtinë, sinqeritetin e një fëmije. Por a ja vlenë të jesh i tillë në një botë të egër? Ku njenjat kerkojne te ti bejne? Ndoshta ndaj njerëzit ndryshojnë, ndoshta vetëm kështu mund të mbijetojnë.
Lëndimi nuk zgjedh, viktima të tij jemi të gjithë në ktë jetë. Zemra thyhet nga një fjalë, nga një mik a mikeshë, nga një shoqëri e humbur, nga një shpresë e thyer, nga një ëndërr e parealizuar, nga një humbje, zhgënjim apo tradhëti.
“ E vërteta është se çdo njeri do të të bëjë të vuash, ti thjesht duhet të zgjedhësh atë për të cilin ja vlen të vuash” B. Marley. Kjo është e vërtet por në ditët e sotme është e tepërt. Jane kaq shumë vajza dhe djem me zemrën të thyer nga njeri tjetri, që vazhdojnë zhgënjejnë dhe lëndojnë të tjerë pa faj. Është e dhimbshme dhe lënduese të mendosh se dikush mund të të përdor ty për të shëruar plagët e veta. Se e gjitha është një fasad dhe një zemër që sinqerisht dhuron më të mirën e saj merr mbrapsht zhgënjim dhe mëson se si të bëhet njëlloj me të tjerët dhe të mbijetojë në ktë botë.
E frikshme! Kjo është epoka e zemrave të thyera kur pas buzëqeshjeve fshihet trishtim dhe dhimbje. Ku gjatë ditës qesh dhe gjatë natës i tregon mes lotëve jostëkut gjithë dhimbjen që mbartë me vete. Kjo është epoka kur bota nuk ka kohë për dashuri sepse si fillim duhet të mbijetosh. Kur të tjerë jemi e të tjjerë hiqemi, kur shesim veten në rrjetet sociale dhe reklamojmë jetët tona boshe.
“Dashuria është e para laureshë që këndon në mëngjesin e rinisë sonë” Dritoro AGOLLI. Vetem keshtu mund te jetojme te lumtur.
Mos lëndoni, nuk ka zemra të këqia. Çdokush ka nevoj për dashuri. Nëse e shikoni se nuk mundeni me dikë mos e lëndoni apo ofendoni, nuk është e drejta e askujt të lëndoj askënd. Nëse dashuroni shpreheni thuajeni, jetojeni çfarë ndjeni, por mos vrisni! Jetoni, dashuroni!

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: