Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

Rrahje zemre

Reklama Yes Albania

 

Patë rënë muzgu. Mora një filxhan kafe për qetësimin e nervave. E ktheva me gllënka të mëdha si të ishte ujë. S’më bëri efekt kushedi. Vazhdova të punoja si kafshët që i godisnin me kamzhikë për të kryer detyrën, nën monitorimin e sertë të ndërgjegjes. Ajo punë do përfunduar, medoemos, sonte a në të gdhirë.
Në të lindur drita, falë zotit, e kisha përfunduar. Shtriheshin rrjeshta, fakte, data. E mbylla, kaq ishte, mbaroi, e mbylla. Kësisoj e futa në valixhen e dorës. Mora dhe një kafe tjetër. Duhet të ishte e treta a e katërta. Rrëshqiti nën stomak hidhshëm, deri më sa u afrova murit dhe, aty per aty ndjeva gjunjët të më jepnin shenjat e para të pafuqisë. Më hidhnosjen nën grykë tërhoqa sytë jashtë më ngulmin. Qëndrova se di për sa. Fundja ç’ndryshim do kishte pasë, thjesht akrepa që nuk lodhen kurrë së u rrotulluari sa andej e këndej. Një minutë më shumë a më pak, i njejti dreq do kishte mbetur. Lëviza kryet dhe, përnjëherë si një somnanbul, kafja u hodh përtokë. Brinjazi, tërhoqa një leckë disi të plurosur. E vendosa mbi njollat e zeza, ku furishëm m’u sollën imazhet kur ime ëmë ndodhesh në punë dhe më duhej të përgatisja diçka të shpejtë, në s’doja të dëgjoja të gërhiturat e zorrëve. Më pas, ndodhi ajo që s’duhet të kishte ndodhur kurrë. Kanceri ndërhyri në jetën tonë.
Shihja mamin të tretesh dita-ditës, por sërish mbetesh një grua rrëzëllitëse. Ne kishim shpresa, ndoshta shumë e më shumë se ç’duhej.   Im atë ishte i shkatërruar, por hiqej i fortë para nesh, ku ndonjëherë e besoja aq thellë, sa më ndodhte të dyshoja në dashurinë e tij të madhe. Arritëm të kryenim disa ekzaminime me mjekët më të mirë në Itali e Gjermani, por shpresat dita-ditës shuheshin. Ajo që në të vërtet ndryshonte diagnozën respektive ishin muajt a vitet e jetës, që simë mëje, sipas tyre, I mbeteshin. A thua të flisnin për ndonjë pako ushqimi, ku çdokush arrinte dhe I vendoste datën e vetë të skadimit.
Bashkë me vitet e mbetura, qe sikur edhe ime atë të hynte në atë paketë. E shihja ndër skuthe të zhytesh në lot dhe me cepin e trikos t’i fshinte ato, sikur të mbulonte dhimbjen. Dija vetëm një pjesë të së vërtetës, ose atë të sastisur nga ai. Ishim tepër të vegjël për një barrë të atillë.
-Hej, ç’dreqin Po ndodh?!
Çfarë ka ngjarë?
Mami ështe mirë, apo jo?!
Përse qan si fëmijë?!
Kam të drejtë t’a di!
Më shihte drejt e në sy, e psherëtinte asgjë përveç lotëve që i iknin çurg.
-Më shiko, dreqi ta hajë! Fol! Thuamë diçka! Çfarëdo! Nuk jam më I vogël!
U ula pranë gjunjëve të tij. Më kapi prej jakës së këmishës dhe, më shtrëngoi fort.
-Ajo Po vdes bir! Po vdes! Ndërsa unë, qëndroj këtu, i paaftë për të bërë gjë për t’a ndalur, për t’a mbajtur në jetë.
Dëgjoja të shante, të mallkonte veten, mjekët, jetën, dhe botën time të shembej në sekondë.
-Ti Po gënjen, ti po gënjen! Ti më the që ajo ishte në një gjëndje të mirë. Ishte vetëm çështje kohe. Ti na premtove ba!
Pra, e gjitha na paska qënë një farsë e bukur!
U ngrita në këmbë, fillova të ngrija zërin e të shfryja në tërbim e sipër. Dëgjoja të kërcitura, objekte të thyeshin nga duart e mia dhe ai që qante me dënesë, si një fëmijë jetim.
Ime ëmë n’a kishte mësuar me miliona gjëra, por kurrë si dreqin të jetonim pa të.
E urreja fort! Ende vazhdoj.
Kurrë, asnjëherë nuk do t’a falja! E si mjerimin guxoi të ikte?!
Me ç’të drejtë e la zemrën e të ndalte, kur e dinte se ne ishim pjesë e rrahjeve të saj?!

Anxhela Jolla

Reklama Yes Albania

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Reklama Yes Albania
%d bloggers like this: