Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

Si të mbrohemi nga dielli Sonja Caliner Albania

Sonja Caliner Albania

Si të mbrohemi nga dielli Sonja Caliner Albania
Gjatë stinës së verës lëkura kërkon një përkujdesje dhe vëmendje shumë të madhe , pasi dielli është shkaktari kryesor i shumë problemeve që mund të na shfaqen si në fytyre ashtu edhe në trup pas periudhës së plazhit dhe ekspozimit pa limit në rrezet UVB. Edhe pse stina e verës është koha kur rrezatimi UVB është më i pranishëm, kjo s’do të thotë aspak se gjatë muajve të tjerë nuk duhet apo nuk kemi pse të mbrohemi me një krem me faktor mbrojtës; edhe pse nuk shihen, rrezet e diellit janë të pranishme edhe gjatë stinës së vjeshtës, dimrit dhe pranverës, madje më të dëmshme!
Kur themi krem mbrojtës ndaj diellit duhet të kemi parasysh gjithmonë përdorimin e një kremi me nivel të lartë mbrojtjeje 50 kurdoherë! Sot kemi shumë mundësi zgjedhjeje dhe kudo na ofrohen produkte kozmetike apo mjekësore ,sic janë farmacitë , parfumeritë,etj., por askush si një profesionist i kësaj fushe nuk mund t’ju ofrojë dhe rekomandojë një krem realisht mjekësor dhe efektiv, kjo për një arsye shumë të thjeshte: ai është profesionist! Këto dy cilësi do t’i gjeni sigurisht në Câliner Albania ; ne do të kujdesemi përherë për ju!
Përvec përdorimit të kremit të diellit,i nxehti ka veti ta thajë yndyrën në lëkurë dhe kështu do të na shfaqen rrudhat aq shumë të padëshiruara në fytyrë. Prandaj, aplikimi i një kremi hidratues për fytyrën dhe për trupin do të ishte një “vakt” tepër i shijshëm për lëkurën tuaj; duke mos munguar përdorimi parësor i qumështit pastrues dhe tonikut!
Lkëura duhet trajtuar edhe nga specialisti me anë të shumë trajtimeve qe ne i ofrojme në klinikën tonë, me qëllimin e vetëm për të rigjeneruar edhe gjatë kësaj stine qelizat që ndodhen në shtresën më të jashtme të lëkurës. Ky është trajtimi më i mirë i çdo tipi lëkure në çdo kohë! Mbi të gjitha zgjat shumë pak dhe nuk ka asnjë rezultat të padëshiruar pas trajtimit,por vetëm zbukurim! Ky trajtim nuk mund të bëhet në shtëpi dhe ka për qëllim:eliminim i njollave të pigmentit, eleminim i njollave të moshës, hapje e rrudhave nëpërmjet stabilizimit të nivelit të qelizave, duke mos mundësuar humbje në sasi të mëdha të ujit në lëkure , por krijimin e një barriere për të, gjithashtu rikthimin e yndyrës së lëkurës , zvogëlim të madhësisë së poreve,etj. Kur themi lëkura, kemi parasysh se edhe trupi mund ta ketë nevojën për t’u rigjeneruar. Bëhet fjalë për zonën e shpinës ,supeve,dekoltesë ose krahëve; mund të ndodhë që të kemi klientë me zona Seborrhöike të predispozuara për shfaqje të akneve, pikave të zeza apo yndyrës së tepërt të lëkurës.Për t’i trajtuar rrudhat si nga dielli, si nga mosha por edhe të mimikës, në klinikën tonë ofrojmë trajtimin më të sukseshëm të mjekësise estetike përsa i përket rrudhave: RF lifting jo-kirurgjikal; pa dhimbje, pa djegie, pa efekte anësore, pa rrezatim ,por vetëm kënaqësi dhe rezultate ka qëllim të ofrojë kjo aparaturë. Nëpërmjet Radiofrekuencës , kjo energji stimulon kolagjenin dhe elastinen deri në shtresën e Dermës për t’u rigjeneruar, një proçes që nuk mund të arrihet kurrsesi nga lëvizjet mekanike të duarve, pra masazheve të ndryshme.
Ne mund të ofrojmë shumë për ju! Mund të përmend gjithashtu përdorimin e maskave , të cilat kanë një efekt freskues dhe shkëlqyes të lëkurës;përbërësit e maskave tona arrijnë deri në thellësinë e lëkurës duke vepruar shkëlqyeshëm.
Një tjetër trajtim shumë i mire do të ishte edhe Limfodrenazhi i fytyrës, por dhe i trupit. Sistemi ynë limfatik kryen një lëvizje tepër të ngadaltë dhe kështu , nuk mund të arrije të drejtojë toksinat për në rrugët urinare. Në këtë gjë ia mundësojmë sistemit tonë të Limfës me anë të pajisjes mjekësore, mbi të gjitha është një relaks më vete: shumë mire zëvëndësohet masazhi tepër i shtrenjtë suedez. Nëse nuk i mundësohet trupit dhe fytyrës ky stimulim, atëherë do të na shfaqen Edema, nxirje të rrathëve të syve, mosqarkullim i mirë i gjakut, mostretja e ushqimeve që konsumojmë, urinim i rrallë, si dhe kapsllëk.
Nxehtësia e diellit çon dhe në humbje të konsiderueshme të ujit në lëkure , pra do të kemi kështu një nevojë të madhe për të konsumuar dhe për të zëvëndësuar këtë substancë kaq të rëndësishme të trupit të njeriut me anë të konsumimit të ujit, kjo do të thotë se gjatë verës ,por jo vetëm, duhet të kemi një konsumim të mirë të ujit . Kur djersitim në verë (diçka shumë normale dhe tepër e shëndetshme) është e këshillueshme që të pastrohet lëkura me ujë të freskët dhe sigurisht më pas, përdorimi i tonikut të fytyrës. Kjo proçedurë do të çojë në normalizimin e zgjerimit të venave prej nxehtësise , pra në freskimin tonë dhe në largimin e mikrobeve të dëmshme që vijnë në lëkurë. Ashtu siç hidratohemi nëpërmjet pirjes së ujit, oksigjenimi i lëkurës do të ishte shumë i këshillueshëm gjatë verës, gjë që në klinikën tonë ofrohet në formë terapie.

Si të mbrohemi nga dielli Sonja Caliner Albania

Sonja Caliner Albania

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: