Revista Yes Albania
5G
Reklama Yes Albania

5G

Kompania juaj telefonike do fillojë duke ju treguar se sa e mrekullueshme është kjo teknologji e re . Ka shumë hulumtime se si kjo teknologji do funksionojë dhe çfarë mund të bëjë . Teknologjia 5G do të kërkojë telefona të rinj të fuqishem të cilët mund të suportojnë këtë lloj rrjeti të ri telefonik .
U deshën disa vite që teknologjia 4g të jepte një performancë më të mirë se teknologjia e mëparshme 3 G që në përdornim në telefonat tanë dhe të kalojmë në teknologjinë 5 G do të marrë edhe më shumë kohë .

Çfarë bën 5G ?

Kur kjo teknologji të jetë gjërësisht e perdorur ajo do të ofrojë shpejtësi më të madhe navigimi se 4G, që është teknologjia aktuale .
Disa aplikacione do kërkojnë shpejtësi të ulët dhe disa të tjera shpejtësi super të lartë dhe rrjeti 5G do ua ofrojë këtë shpejtësi .
Kompanitë telefonike janë duke investuar miliarda për këtë teknologji sepse numri 5 është më i madh se numri 4 dhe kjo është çfarë njerëzit duan …
Neve na ka ndodhur që të jemi në vënde të mbi populluara si psh koncerte dhe teknologjia jonë 4G nuk ka funksionuar shumë mirë por kjo do të jetë diçka e të shkuarës me teknologjinë e re 5G pasi ajo do jetë më e fuqishme .
Gradualisht kjo teknologji do të jetë një zëvendësues i rrjeteve të internetit që ne perdorim në shtepitë tona si wifi dhe adsl duke u zëvendësuar me këtë teknologji dhe një nga kompanitë që po përpiqet ta bejë këtë gjë është Amazone .

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: