Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

Shpirti i saj eshte i pastrehe!

  1. Eshte nje e pastrehe,jo s’e deshti zoti,por njerzia mekatare zbrazi dufin tek i pafajshmi!Si pasoje e pakenaqesise se tyre te jetes…Eshte nje e pastrehe,ku s’di c’eshte zgavra e ngrohtesise se nje kraharori qe koka te mbeshtetet dhe mendimet te dalin hendek,te fluturojne si krimbi i dale nga qoshja e tij.Nje e pastrehe ku s’ka themel dashuria…ku edhe shtrati ndihet bosh ne krahun tjeter te saj…Mbreteron nje pelhure e zeze mendafshi,si per t’i kujtuar vetmine!Ruan ne sirtarin e saj nje karafil te thare,pa arome,s’mban mend as ngjyren e dikurshme;e verbuar prej qeriut qe ndizet cdo nate ne varrin e saj!Eshte nje e pastrehe,sepse i vdiq shpirti!I vdiq dashuria ne momentin qe e mallkuan ne diten e dasmes-“Shkofsh me vello ardhsh me arkivol”!!!Si duket mallkimi e zuri ku edhe hena e plote zbriti nga magjite e magjistricave.Ajo eshte nje e pastrehe,sepse edhe aty ku e vareviten ,e hodhen si nje kelysh rrugevesh nuk eshte strehe e saj…Dhe si per t’i kujtuar qe po te mbajme edhe me buke,ia kerkojne shperblimin shumefish,duke e skllaveruar!Si nje objekt ose me keq se aq;objekti ruhet me kujdes qe bukuria e tij t’mos venitet nga krisjet tek rreshket nga duart…Por,jo,e shohin tamam si nje kafsheze qe duhet zbutur me kamxhik nese nuk i bindet urdherave te te zotit!

Etleva Kupsi

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: