Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

Pandemonium!

Dhëmb,shumë,nuk e di se çfarë…

Një uragan mendimesh pa lidhje në kokë, një kaos total,një trup i pajetë,një burim i tharë.

Nuk e di përse më qahet,për çfarë të qaj më parë,për çfarë nuk duhet të qaj,për çfarë kam nevojë të qaj…

Çfarë më lëndon konkretisht?

Çfarë më torturon dhe nuk më lë të marr frymë,të shoh, të lëviz,të flas?

Më ka mbërthyer komplet,më ka syrgjynosur diku as vetë nuk e di se ku. Mi lidhi sytë dhe nuk pashë dot gjë,në çfarë cepi të humbur e të pisët më ka përplasur.

Nuk kam frikë!

Apo kam?

Shoh vetëm një copëz dritë por nuk e dua praninë e saj. Mbuloj sytë me një dorë të njollosur,sterre të zezë dhe të plagosur…

Nuk njoh asnjë grimcë emocioni,përvec ankthit. Më ka pronësuar trupin, më ka burgosur shpirtin, thith tym dhe vjell vrerë, dëgjoj heshtjen , dhe erën që tenton të hyjë në vrimat e mureve te qoshkës ku jam degdisur.

Është e frikshme!

Vjen të më torturojë? Të më sjellë kujtimin e jetës jashtë?

Apo të më zgjojë? Të më bëjë të zvarritem dhe të rend si e çmëndur pas fijes së mekur të dritës.

Por unë nuk e dua dritën!

Më vret sytë, më djeg zemrën, më tundon mëndjen…

Unë dhe errësira jemi mike…apo jemi bërë një?

lethallady

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: