Revista Yes Albania
edhe djemt qajne
Reklama Yes Albania

Edhe djemt qajnë

Edhe djemt qajnë

Ndonjëherë problemet e mëdha në jetën e një personi vijnë si pasojë e gjerave që na kanë mësuar të vegjël. Ne edukohemi në një mënyrë nga prindërit tanë dhe kjo përbën themelet dhe bazat tona si të rritur. E nëse prindërve tanë u është mësuar dicka, ata do të na i mësojnë ne, ndoshta me ndryshime të vogla por thelbi do të jetë i njëjtë.

Vijmë nga një kulturë e ndrydhur ku gjithmon që në vegjëli fëmijve u është mësuar se vajzat janw të delikate ndërsa djemt janë të fortë. Një fëmije djal nuk i lejohet të qajë, “ai është burrë dhe burrat nuk qajnë”. Nësë fëmija qan atëherë atë do e tallin shokët sepse të qajë një djalë është turp dhe babai nuk duhet ta shohë të qajë e shumë të tjera. Ne mësojmë si ti ndrydhim ndjenjat një djali.

Ai fëmijë kupton se të qash është turp, se djemtë nuk qajnë, se ata janë të fort, se atyre asnjë emocion nuk duhet ti bëj përshtypje dhe dalëngadalë bëhen të rritur të ftohtë emocionalisht. Dhe nuk është cudi kur shikon djem që nuk preken para lotëve të një vajze, nuk është çudi as kur sheh djem që shajnë, mallkojnë, bëhen agresiv. Nuk është çudi sepse ata kanë një jetë që mundohen të shtypin emocionet e tyre për të qënë “të fortë!”. Kjo është shumë e mundimshme, e lodhshme dhe rraskapitëse deri në momentin e shpërthimit emocional. Dikush lëndon dikë emocionalisht, një djalë tjetër dhunon dike fizikisht e ndërsa një tjetër mund t’i mari jetën dikujt. Të gjitha këto problem si i rritur janë pasojë e “djemtë nuk qajnë!”.

PO! Djemt qajnë!. Ata kanë dhe ndjenjë emocione njëlloj si vajzat. Ata lëndohen, mërziten, trishtohen dhe qajn. Të mos qash nuk të bën burrë, nuk të bën as të fortë. Të mos qash të bën të dobët. Të mos qash të bën të vuash.

Nëse një ditë e shihni djalin tuaj duke lënduar një femër atëherw është faji juaj prindër, nëse e shihni duke dhunuar, nëse e shihni agresiv, nëse e shihni që i mori jetën dikujt atëher është faji juaj prindër që nuk i mësuat fëmijës suaj se të ndjësh emocione të bën të quhesh njeri. Se të qash nuk do të thotë se nuk je burrë, se të dashurosh nuk të bënë të dobët, se të dhurosh mirësi nuk të ulë burrërinë. Se të ndjesh çfarë ndjen personi tjetër të bën njeri të denjw dhe burrë. 

 Djemtë qajnë ashtu si vajzat, sepse të jesh njeri do të thotë të ndjesh dhe ti shprehësh emocionet të bëjnë të fort.

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: