Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

Kam pare drure te perqafohen

Kam pare drure te perqafohen

Ne nje nate te erret, ku qielli cirret nga vetetimat, ku era fershellen zhurmshem, ku bubullimat uleritnin neper kanatet e dritareve, ku une skllav i asaj erresire, qe te kallte friken isha izoluar nga paniku, u degjua trokitja e portes se zemres. Me doren qe me dridhej e hapa .
O Zot! Ç’ishte ai engjell qe dridhej nga te ftohtit?!
Ç’ishte ajo qenie qe me ngjalli emocion?! O Zot!
Nje djale i mjere, i cili ndiente te ftohte ate nate dhe krejt rastesisht trokiti lehte ne dyert e hekurta te zemres sime, per te kerkuar pak ngrohtesi. Por se di pse ajo trokitje e lehte i tronditi aq shume portat e asaj mbreterie . Ashtu ngadale ecte neper korridoret e pafundme dhe veshtronte dyert e larmishme te kesaj mbreterie. Hapat e tij ndaluan para dyerve te florinjta te nje dhome . E hapi deren dhe qetesisht u ul prane oxhakut te ngrohej ne zjarrin tim te dashurise.
Mbeshteta koken tek pragu dhe veshtroja, kenaqesha kur shihja shkendijat e zjarrit qe pasqyroheshin ne fytyren e tij te zbehur. Ne ate fytyre te pafajshme pashe thesarin e kesaj jete, ne syte e tij lexova dashurine, kete ishull te brishte te dashurise.
Dashuria eshte jete, eshte vuajtje, lumturi, shprese, zjarr ne shpirt, eshte diell qe lind, eshte diell qe perendon, yll qe s’shuhet eshte dashuria.
Njeriu lind bashke me nje shpirt me te cilen vetem gjysma e tij eshte gjalle. Gjysma e ketij shpirti qe te mungon, s’te le asnje cast te qete.
Ajo gjithmone do te kerkoje ate pjesen qe i mungon. Dhimbja ime dalengadale po zhduket, mos ndoshta valle ai djale qe u ngroh ne zjarrin e dashurise sime , te jete gjysma qe me mungon?! Jo, s’je.
S’mund te jesh ti. Imazhin tend do ta tres ne kete shi, kete mbremje do te te zhduk nga kujtesa. Largohu, djale, largohu! Kaluan dite, djali qendronte jashte dyerve te keshtjelles dhe perpelitej ne shiun e akullt.
E mbytur ne lot shikoja ate dhome, ku vetmia kishte ngrire cdo gje te zemres sime.
Shpirti vajtonte nen lotet e shiut dhe nen imazhin e tij kerkoja dike. Shetita keshtjellen, m’u duk bosh, pa vlere. Veshtrimi me ngriu mbi dy drure qe mundoheshin te rrinin ngjitur me njeri tjetrin, ndoshta per t’u ngrohur ne kete nate te acarte. Ata qendronin si dy monumente te dashuruar, ashtu te perqafuar. Kur keto dy qenie po mundohen te dashurohen, pse une i trembem kesaj dashurie?! Pse jam kaq vetem sonte?! Ne vajtimin tim te pashprese, papritur degjova disa renkime. Qendrova prane portes dhe mbajta vesh. Mes shiut, eres dhe bubullimave degjova nje ze te mekur qe vajtonte ne emer te dashurise. M’u kujtua engjelli qe debova dhe qe aq shume e dashurova. Fuqishem hapa portat dhe e mora ne krah, e shtrengova fort, fort sikur doja te bashkoheshim ne nje. Ashtu ne perqafime, u futem brenda ne folene tone, te ngroheshim ne zjarrin e dashurise. Ne ate fole ku dashuria ngrohte gjithe dhomat e zemres. Para se te futeshim ne dhome qendrova para dyerve te florinjta te dashurise dhe gdhenda:
“Do te te dua, ne nje dimer te acarte
Derisa Zoti te ndaloje shiun
Derisa yjet te bien nga qielli per mua dhe per ty.
Derisa shtriga vdekje do te na ndaje
Kurre s’do te te harroj.”

A.Nela

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: