Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

Kushtoji një ditë vetes

Kushtoji një ditë vetes

Si rrallë herë këtë shkrim do doja ta nisja me një pyetje:

“A ju ka rastisur të qëndroni vetëm në një dhomë të errët, pa zhurmë, për disa orë? Ç’keni bërë apo menduar? Jeni lodhur nga ai qëndrim ashtu? Apo ju ka frymëzuar, ju ka bërë të reflektoni për jetën tuaj,atë ç’ka po jetoni?

Sot ishte e disata ditë e imja që e kaloj ashtu, më është bërë rutinë tashmë. Mbylla grilat e dritares, kyça derën dhe u ula në cepin e dhomës, aty ku ndodhej dhe kaloriferi. Ditë të tilla më mbushin me ndjenja të mira, me ndjenja shpresëdhënëse, më bëjnë të reflektoj për gabime që mund të kem bërë pa kuptuar, por dhe më fusin në mendime të thella, që zor të dal prej tyre. Kjo lloj vetmie nuk është lodhëse, as depresionuese, perkundrazi. Njerëzit, të gjithë ne, në fund të ditës kemi nevojë për momente të tilla, kemi nevojë për këtë hapësirë. Çdo ditë na ndodh të përplasemi me probleme, halle nga më të ndryshmet, punë që s’na shkojnë ashtu siç duam, stres i gjallë. Kjo ditë e “vetmuar” është një lehtësim i asaj çfarë ti ke kaluar, të bën të mendosh ku gabove dhe po ashtu të bën të reflektosh dhe të reagosh ndaj atyre gabimeve. 

Tani me mendjen tuaj po shtroni pyetjen: ” Si ka mundësi që një ditë e tillë, e vetmuar, te ndihmon dhe të shëron?” 

Vetmia është ilaç. Ilaç i mendjes, i shpirtit. 

Ti nuk do të jesh vetëm, por do jesh duke bashkëbiseduar me veten. 

Kjo e fundit nuk lodhet kurrë për të dëgjuar, nuk lodhet kurrë për të këshilluar dhe për të vepruar pastaj bashkë me ty. 

Më besoni!

Kushtoja një ditë vetes, do të të mbushet shpirti.

A.Nela

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: